Categories Lajme

Shteti i pare që do të sjellë charter-in me turistë në Shqipëri, zbulohet data kur nisin fluturimet

Më datë 12 qershor do të nisin fluturimet e para me charter nga Bjellorusia drejt Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë kompania e linjës ajrore në një postim në Facebook, ku tregon se me këtë linjë do të operohen fluturimet dy herë në javë, të martë dhe të premte. Me hapjen e kufijve, turistët do të vijnë për të vizituar Shqipërinë, e cila së fundi po përballet me një krizë të madhe në sektorin e turizmit nga pandemia.

“Miq, kemi një lajm të shkëlqyer. Nga 12 qershori fillon programi charter në Shqipëri! Nisjet 2 herë në javë, të Martën dhe të Premten. Të gjitha detajet jepen me operatorët turistikë”, thuhet në njoftim. Sektori i turizmit është goditur keq pasi 70% e turistëve i kanë anuluar prenotimet dhe pjesa tjetër është ende pezull. Sipërmarrëst e kësaj industrie po përballen me periudhën më të errët, pasi dëmet janë shumë të mëdha, sidomos nëse përmendim zonat përreth Adriatikut që u goditën edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mungesa e suportit nga qeveria është e dukshme edhe në deklaratat e pakuptimta të ministrit të Turizmit Blendi Klosi, për zgjatjen e sezonit turistik deri më 15 nëntor me qëllimin që bizneset të kenë mundësi të rikuperojnë të ardhurat që humbën nga ditët e karantinës në muajt prill dhe maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME