Categories Lajme

Shtrenjtohen çmimet e shtëpive me qira në Durrës, flasin agjentët imobiliarë

Çmimet e shtëpive me qira në Durrës janë shtrenjtuar. Banorët preferojnë katet e ulëta të banesave, shtëpitë private, si dhe ndërtesat e periudhës komuniste, pasi i shohin si më të sigurta. Në Durrës, banesat me qira janë përgjysmuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Dëmtimet kanë bërë që kërkesat për një shtëpi me qira të shumëfishohet, e bashkë me to, edhe çmimet.

Afrimi, i cili drejton një agjenci mobilare në qytet, duke folur për gazetaren Esiona Konomi, shprehet se “çmimi ka ndryshuar nga 200 mijë mijë lek hyrje 1+1 ka shkuar në 300 mijë (të vjetra). Pronarët janë hedhur në sulm, duke rritur çmimet e shtëpive me qira”.

Edhe Gjon Marku punon në tregun e pronave. Ai tregon se “banorët duan shtëpi në katet e para e të dyta të pallateve, ose shtëpitë private”. Sa i përket shitjeve, agjentët imobiliare tregojnë se “është më thjeshtë të shesim hyrje në pallat ekzistues, se sa në pallat të ri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME