Categories Sport

Shtyhet Çmimit i Madh i Kinës shkaku i Koronavirusit

Situata alarmante e krijuar nga Koronavirusi ka prekur edhe Botërorin e Formula 1. Drejtuesit e këtij kampionati kanë ngritur dyshimet në lidhje me zhvillimin e Çmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait, më 19 prill të këtij viti.

Për këtë arsye, ditën e mërkurë, Grupi Strategjik i Formula 1 do të mblidhet për të diskutuar situatën e për të marrë më pas ndonjë vendim sa i përket zhvillimit ose jo të kësaj gare. Javën e kaluar Formula E bëri të ditur anulimin e garës në ishullin kinez Sanya, e parashikuar të mbahej në muajin mars, dhe tani këtë rrezik e ka edhe gara e Formula 1. Drejtuesi i Red Bullit, Christian Horner, tha për Reuters se shfaq besimin më të madh në vendimet e organeve drejtuese të këtij sporti, duke shtuar se situata po vëzhgohet me vëmendje.

Ndërkaq, nuk do të ketë një shkëmbim datash mes Çmimit të Madh të Kinës me atë të Rusisë, me këtë të fundit që në kalendar është parashikuar të zhvillohet në 27 shtator. Një zëdhënës i Komitetit Organizativ rus ka konfirmuar gjithçka për “Autosport”, duke theksuar se nuk do të ketë ndryshime datash në program.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME