Categories Lajme

“Shuhet” ëndrra e Salvinit, “Lidhja” humb zgjedhjet rajonale në veri të Italisë

Është ndërprerë ëndrra e liderit të partisë së djathtë italiane “Lidhja” për të dominuar rajonin verior të Italisë. Italianët nuk e kanë votëbesuar Matteo Salvinin në zgjedhjet rajonale, duke shuar ëndrrën e tij se nëpërmjet fitores së zgjedhjeve rajonale mund të rrëzonte qeverinë qendrore.

“Shumica në pushtet ka dalë më e fuqishme nga zgjedhjet rajonale”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti, i cili shtoi se Salvini ka dështuar në përpjekjen e tij për ta rrëzuar qeverinë, shkruan “Reuters”.

Zgjedhjet janë dominuar nga kandidati i partisë Demokratike Stefano Bonaçini, i cili ka fituar 51.4 % të votave, teksa partia “Lidhja” e Salvinit ka mund të grumbullojë vetëm 43.7 % të votave.

Një fushatë e ashpër dhe e ngushtë, më herët Salvini pati premtuar se do të fitonte zgjedhjet rajonale dhe do të rrëzonte qeverinë qendrore.

“Unë nuk ndihem i mposhtur. Mund të fitoni dhe mund të humbni, por nëse humb, prapë do të jem i lumtur dhe do të punoj dyfish më shumë”, tha Salvini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME