Categories Sport

Shuhet ish-futbollisti i Partizanit

Partizani në zi, pasi është ndarë nga jeta Sabri Balla. Ish-mesfushori ka pikëlluar ambientin e kuq dhe familjarët e tij, ndërkohë që nuk mungojnë mesazhet e shumta të ngushëllimit edhe në rrjetet sociale nga dashamirësit e 16 herë kampionëve të vendit.

POSTIMI I KS PARTIZANI – Ndahet nga jeta-ish futbollisti i Partizanit Sabri Balla. Siç na bëjnë me dije miq dhe bashkëpunëtorë të faqes sonë, është ndarë sot nga jeta në moshën 54-vjeçare, ish-futbollisti i talentuar i Partizanit, i sezoneve 1984-85/1985-86, Sabri Balla, Bikja. Ai se fundmi vuante nga diabeti. Një lajm shume i keq për gjithë dashamirët e Partizanit.

Bikja, i datëlindjes 1966, ka dalë si lojtar nga akademia e Partizanit. Në sezonin 1984-85, ai bëhet pjesë e Partizanit, ku si 18-vjeçar u fut në formacion bazë. Ishte një mesfushor i palodhur, i fuqishëm dhe inteligjent, që luajti një sezon mjaft të mirë, kur u thirr edhe në ekipin Shpresa, ku një vit më vonë mbajti edhe shiritin e kapitenit të ekipit kadet kombëtar në ballafaqimin në Berat ndaj Greqisë.

Ndërkohë që ka qenë edhe lojtar titullar fiks i ekipit kombëtar të 18-vjeçarëve dhe shumë herë kapiten i saj, në një ekip ku ishin edhe 2 lojtarë të tjerë të Partizanit, si Niko Frashëri apo Edi Kacaci. Ai ishte pjese e ekipit të Partizanit finalist i Kupës së Shqipërisë më 1985, krahas emrave të spikatur të ekipit si Hysi, Musta, Lame, Ocelli, Gega, Hametaj, Kushta, Eksarko, Agalliu, Duro etj.

Edhe në sezonin 1985-86 ishte në ekip, ndërkohë që sezonin pasardhës e la futbollin për arsye dëmtimi të parikuperueshëm.  Ngushëllime familjes dhe të afërmve. I paharruar kujtimi dhe vitet e bukura të Bikes me fanellën e Partizanit. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME