Categories Lajme

Shuhet mazhordomi i Papës, nxori sekretet dhe shpërtheu çështjen “Vatileaks”

Ka ndërruar jetë në Romë, Paolo Gabriele, ish-mazhordomi i Papa Benediktit XVI që, me rrjedhjen e dokumenteve të rezervuara të Papës i dha jetë rastit të parë të asaj që u quajt çështja ”Vatileaks”.

Gabriele ndihmës i dhomës së Shenjtërisë së Tij nga 2006, u arrestua nga Xhandërmaria e Vatikanit më 24 maj 2012 pasi u gjet në posedim të një sasie kopjesh të letrave të rezervuara të Selisë së Shenjtë, pjesa më e madhe e tyre u përdor në librin e Gianluigi Nuzzi “Shënjtëria e Tij”.

Ish- mazhordomi ndërroi jetë në 9.30 në urgjencën e “Policlinico Gemelli”, ku u shtria si pasojë e sëmundjes së tij të gjatë. I cilësuar si “korbi”, praktikisht personi laik më i afërt i kreut të Vatikanit, u gjykua për vjedhje të rëndë të dokumenteve sekrete dhe u dënua më 6 tetor 2012 me 3 vjet burg, që më pas u shkurtuan në 1 vit e 6 muaj.

Ish-mazhordomi u fal më pas nga Papa Ratzinger, që e vizitoi në qeli më 22 dhjetor. Pas shkarkimit nga puna, Selia e Shenjtë, megjithatë e punësoi Gabriele, i martuar me tre fëmijë, në një kooperativë sociale që punonte për spitalin pediatrik Bambino Gesù, pjesë e Vatikanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME