Categories Sport

Shumë mundësi dhe emocione në “Air Albania”, por asnjë gol në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri-Poloni

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Poloni është mbyllur barazim pa gola në “Air Albania”. Emocione dhe energji që në minutat e para. Shqipëria provon por ende nuk ia del të shënojë Mundësia më e mirë ishte në minutën e nëntë, kur Ramadani merr topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe e çon te Manaj. Ky i fundit nuk pason te Uzuni por tenton vetë. Sfera devijohet dhe shkon te Uzuni por Kryçoviak kthehet dhe largon sferën. Ramadani gjuan nga jashtë zonës por fluturon sferën mbi traversë.

Shqipëria ndodhet në grupin I, me 15 pikë, një më shumë se Polonia. Kështu, Kombëtares i duhet një fitore sonte, për të mbajtur gjallë shpresën për në Botëror.

22 mijë tifozë kanë mbushur stadiumin, ndërsa në hyrje iu nënshtruan kontrolleve të rrepta nga policia, për të shmangur incidentet gjatë ndeshjes.

Shqipëria luan sonte me mungesa të rëndësishme, për shkak të rasteve me Covid apo dëmtimeve në amët e futbollistëve.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.
Trajner: E. Reja

Polonia: Shezni, Davidovics, Bednarek, Glik, Puçarz, Jozviak, Kryçoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Levandovski.
Trajner: P. Sousa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME