Categories Lajme

Si do të funksionojnë urbanet, Gonxhe: Biletat nuk rriten

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka treguar në “Abc-ja e Mëngjesit” se si do të funksionojë transporti urban. Ai deklaroi se mënyra e lëvizjes së njerëzve ka ndryshuar pasi tashmë parësore është ruajtja e shëndetit, duke theksuar kështu se pas karantinës pritet që njerëzit të përdorin më pak transportin urban.

Gonxhe u shpreh gjithashtu se nëse do ketë fluks të lartë të njerëzve, do ketë edhe shtim të automjeteve të transportit urban për të shmangur grumbullimet në stacionet urbane.
“Ka një aspekt edhe psiqik që ka ndryshuar diçka. Sot po të pyesësh edhe kur hipën në taksi, kuptohet se ka ndryshuar një mënyrë sjellje.

Njerëzit po përdorin biçikleta. Diçka ka ndodhur pas karantinës. Mund të ketë një situatë që mund të përballemi me një stepje nga të udhëtarët si më parë. Njerëzit po e përdorin më pak urbanin. Nuk mund të jetë dot një histori ultimatumesh. Ne mund të kemi xhiron 70% siç na lejohet. Urojmë që duke garantuar pastërtinë, higjienën të rikthehet besimi tek publiku. Edhe nga kjo vijmë nga një moment jo i mirë.

Për ata që duan të shkojnë dhe duan të vijnë në punë, biletat nuk do lëvizin. Nuk mund të ndryshohet bileta ashtu sepse ato printohen dhe shpërndahen nga një institucion i caktuar. Nëse do ketë përdorim masiv të urbanëve ne do shtojmë mjetet”. u shpreh Blendi Gonxhe.

Lidhur me protestën e paralajmëruar sot nga Shoqata e Transportit Ndërqytetas, Gonxhe u shpreh se do të negociohet me palët për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat e tyre. Transporti urban është parashikuar të rikthehet në punë në datë 15 qershor, pas më shumë se tre muajsh karantinë, që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME