Categories Politike

Si do të reagojë Qeveria në rast dhune më 16 shkurt? Flet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita për tu mbajtur në datën 16 shkurt.

Sipas kryeministrit problemi kryesor me opozitën, është sepse ka një lidership të gabuar.

“Opozita ka problem serioz lidershipi. Ka mbetur në 4 duar tërësisht të pafta, të Lulzimt nga njëra anë e të doktoreshës. E kemi vënë re edhe në anketat tona.

Nuk është numri i njerëzve që dalin nëpër rrugë, njësi matëse për mbështetjen apo kundërshtimin e një force politike.

Jemi përpara një force të dëshpëruar njerëzish, që i ka kapluar dëshpërimi, që thonë nuk e fitojmë dot pushtetin, kështu të gjejmë një mënyrë tjetër”, –tha Rama në Real Story.

I pyetur nëse ka informacione nëse do të ketë apo jo dhunë, Rama u shpreh se nuk është i shqetësuar për këtë, pasi nuk është përgjegjësi e tij, por e Policisë së Shtetit.

“Nuk jam i interesuar në këtë anë. Është përgjegjësia e Policisë,ajo do të bëjë punën e vet. Nuk më habitin deklaratat e bëra. Gjatë të gjithë këtyre protestave nuk ka pasur asnjëherë më shumë se disa njerëz, pas adminiastrateve të Bashkisë”, – tha Rama.

Ndërsa pyetjes se “Si do të reagojë qeveria në rast dhune?”, Kryeministri iu përgjigj:

“Qeveria nuk reagon. Është Policia e Shtetit ajo që vepron. Ajo bën punën e saj, është në përgjegjësi të vet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME