Categories Lajme

Si e fitoi mandatin e tretë? Rama nga Athina: Kemi luftuar për këtë, ju tregoj tre arsyet

Kryeministri Rama u pyet nga George Papandreu gjatë edicionit të  23-të ‘Symi Symposium’, sesi arriti të fitonte mandatin e tretë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se arsyet kryesore janë ndryshimi i vazhdueshëm i partisë dhe identifikimi i PS-së si parti e ndryshimit. Ndërsa arsyeja tjetër, sipas tij lidhej me progresin që PS i kishte dhënë  vendit gjatë kohës që ishte në pushtet. Rama shtoi se për Shqipërinë ka plane mëdha të cilat janë në progres, dhe për këtë duhet bashkëpunimi rajonal.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin. Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës.  

Tjera ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar. Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë që mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë e atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë jemi larg. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara Puna është në progress dhe është në drejtimin e duhur. Ka qenë në fushatë mjaft e jashtëzakonshme, ku kërkuam mandatin e tretë mes luftës së covid.

Ne ia dolëm dhe tashmë jam mjaft optimist, pasi kemi mjaft projekte në punim e sipër në shumë fusha, infrastrukturë, kulturë etj. Tashmë jemi në fazën e fundit të finalizmit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për njerzit. Nuk do të ketë më zyra shërbimesh, kjo është shumë e rëndësishme. Për të arritur më shumë, na duhet bashkëpunimi rajonal. Mundësinë për të pasur hapsira shumë më të mëdha, për të pasur më shumë mundësi së bashku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME