Categories Lajme

Rama flet për portet dhe aeroportet në Athinë: “Korridori blu” ka kërkuar shumë kohë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë, ku po merr pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou.

Ndër të tjera, Rama renditi projektet e qeverisë në mandatin e tretë. Kryeministri foli për energjinë, ku theksoi rëndësinë e hidrocentralit të Skavicës, ku përveçse do të ndalojë përmbytjet, sipas tij me ndërtimin e këtij HEC-i do të eksportojnë energji në tregjet e huaja.

Gjithashtu, Rama përmendi portet dhe aeroportet që priten të ndërtohen. Sipas Ramës, “korridori blu”, i cilësuar si shtylla kurrizore e infrastrukturës në vend ka mbetur pezull.

Pjesë nga fjala e kryeministrit në Athinë:

Sa i përket energjisë ne kemi një bazë të fortë dhe potencial shumë të lartë për të ardhmen. Jemi tërësisht në energji të rinovueshme. Kemi dy zona të mëdha për energji diellore. Kemi edhe disa projekte për energjinë e erës. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të përparuar në procesin e parashikimeve të pjesës finale, përfundimtare të prodhimit më të rëndësishëm në pjesën verilindore për energjinë ujore. Kjo do të përmbyllë këtë çark sepse do të shërbejë si ekuilibrues i të gjitha hidrocentraleve.

Kur të kemi më shumë pritje sesa duhet do të ndihmojë. Kur kemi reshje të dendura të dendura atëherë hapim dyert e hidrocentraleve dhe kjo krijon përmbytje dhe është e kushtueshme sepse ka mijëra hektarë tokë bujqësore që përmbyten.

Kur kemi një stinë të thatë jemi të detyruar jemi të detyruar të blejmë në tregje të tjera me çmime shumë të lartë. Ndërtimi i kësaj dige do ta zgjidhë këtë problem. Do të kemi kapacitet për të mbajtur rezerva dhe më pas për ti shitur atë. Me këtë dhe investimet shtesë kemi mundësinë që të bëhemi eksportues neto të energjisë.

Në turizëm shohim shumë potencial, ti e di më mirë se unë që kjo vjen me rreziqe për të shkatërruar ndërkohë që do të zhvillosh. Po përpiqemi nga gabimet ë kanë bërë të tjerët dhe ne, gjatë viteve të tranzicionit duke dëmtuar një pjesë të madhe të bregdetit, por ka ende shumë për të mbrojtur., po përpiqemi ta mbajmë zhvillimin në kontroll.

Jemi në proces të ndërtimeve të katër porteve turistike. Po e nisim me portin turistik të Sarandës, po bëjmë të njëjtën gjë në Vlorë duke e zhvendosur portin tregtar në qytet duke e bërë atë turistik dhe do të ndërtojmë një tjetër port tregtar. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe në Durrës.

Dhe i katërti më drejt veriut, në një qytezë të vogël bregdetare që quhet Shëngjin, që është destinacioni për tërheqës për turistët sidomos ata nga Kosova. Kemi ndërtuar aeroportin e dytë në vend, dhe do të nisim të tretin që është në Vlorë.

Është në sinergji me Korfuzin. Pasja e këtij aeroporti nga ana tjetër dhe një organizimi për të punuar sëbashku mund të jetë një gjë shumë e mirë. Një gjë tjetër është bujqësia. Kemi parë shumëçka që ka ndryshuar në eksporte, por duam të arrijmë më tej.

Për infrastrukturën duhen të ndërtojmë shtyllën kurrizore të vendit. Është i famshmi “korridor blu”, ka kërkuar shumë kohë. Kjo është hallka që mungon në të gjithë këtë korridorin e BE. Njerëzit që vijnë nga veriu mund të zbresin në jug dhe të kalojnë në Greqi. Kjo është diçka që do ta nisim së shpejti. E bëmë thirrjen e parë, por nuk patëm sukses, do e rihapim sërish.

E pesta është fusha e teknologjisë së informacionit. Për rritjen sa më shumë të mjediseve që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë që të hyjnë në këtë botë të re. Vendosëm që anglishtja të nisë që nga klasa e parë. Do të nisim që këtë vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME