Categories Lajme

Si e mashtruan fallxhoret 45 vjeçaren nga Tirana

Gruaja është 45 vjeç. Nuk është as naive sa të mashtrohet brenda pesë minutash ashtu siç ndodhi me Pinokun që e gënjyen kur i thanë se po t’i mbjell monedhat ato shtohen si një pemë.
Jeta e ka sprovuar me ngjarje të hidhura, sikurse është humbja e të birit në moshën 13 vjeç, por ja që ra në kurth me mendimin se një e panjohur mund t’ia shpëtojë familjarët me një fill qepës.

Por sidoqoftë ajo ka dhënë besim , kur një grua e panjohur e thërriti dhe i kërkoi një gotë ujë. Dhe si rezultat ajo ra pre e një mashtrimi që përmes një numri shpejtësie që L. T e quan magji i kushtoi zhvatjen e të gjitha kursimeve të familjes.

Ngjarja sipas burimeve të gazetës Si u denoncua në komisariatin 3 nga e mashtruara që tregon fije për pe, se si ajo saktësisht u mashtrua përmes një magjie me një fill të zi. “Erdhën tek porta e banesës sime dy gra rome , njëra prej tyre hyri në oborr dhe mbante në kokë një shami dhe ishte me fund të gjatë. Ngjante si 50 vjece- përshkruan L.T në komisariatin e zonës ku ajo ka banesën

Kjo grua më tha : dua një gotë ujë . Shkova e mora ujin , por ajo më tha se duhet t’i fryja ujit. Unë i fryva dhe ajo më tha se do më nxirrte një fall pasi kisha probleme dhe sipas saj kisha magji në shtëpi.” Mbas këtij çasti gruaja kujton se magjistarja i ka dhënë një pe të zi, që e ka ndarë në gjashtë pjesë.

“Më tha ta lidhja nyje. Dhe e fryu në grusht. Kur ja dhashë asaj, peri doli u pakëputur. “ E çuditur dhe e hipnotizuar nga ky numër gruaja ka dëgjuar prej të panjohurës se ajo kishte probleme në shtëpi dhe se magjistarja mund t’ia zgjidhte ato.

“Më tha, në qoftëse ke lekë në shtëpi mi jep tu fryj lekëve dhe po i pate , këto lekë i ke për fatkeqësi. I thashë që nuk kam lekë, por ajo këmbëngulte që kisha lekë dhe kërkonte që t’’a jepja t’u frynte’

Sipas të zonjës së shtëpi, ajo ka humbur sensin dhe ka vrapuar duke i marrë të gjitha lekët që kishte në banesë.

“Kam shkuar dhe kam marrë sasinë prej 60 mijë lekë të reja dhe kanatieren e djalit të madh pasi më tha që e paske rrezik të madh atë djalë. Pasi u fryu lekëve i futi në kanatiere, I mbështolli dhe më tha futi në krevat, mos I hap për dy tre orë se do të ndodhi fatkeqësi. Mbas dy orësh më tha do ti hapësh dhe do kesh më shumë para”.

Sipas dëshmisë të të mashtruarës, kur ajo ka hapur kanatieren më vonë ashtu si ju kërkua , ka parë që aty nuk gjendej asgjë kacidhe. Ajo thotë : ajo grua mi vodhi lekët përmes mashtrimit duke më bërë magji, pasi kur mendoj veprimet e mia në atë moment kuptoj që nuk isha vetvetja”

Pavarësisht se e mashtruara i jep ndihmë policisë duke i treguar se në lagje disa lokale kanë kamera sigurie, policia nuk e ka identifikuar ende mashtruesen që sillej si një magjistare që shton paratë dhe shpëton jetë.

Njoftimi i policisë per rastin ne fjale:

“Më datë 20.03.2021, shtetësja L. T., 45 vjeçe, kallzon se në rrugën “Skender Jareqi”, në banesë, i ka shkuar një grua (e paidentifikuar), e cila në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 60.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht policia e kryeqytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME