Categories Lajme

Si e përballon Lul Basha koston e jetesës holandeze?

Një mik austriak, i cili po kthehej nga një periudhë e shkurtër pushimesh në Holandë, më flet me habi për nivelin e çmimeve që kishte parë në Amsterdam. Një biletë autobusi kushton 3 euro, një biçikletë me qira 10 euro në ditë, një kafe në bar nga 3 deri në 4 euro, një hot dog blerë tek ambulanti 7 euro, një pica margarita 15 euro, një biletë hyrjeje në muze 20 euro, për në kinema 10 euro, një qethje flokësh 30 euro, një biftek në një steak house 30 euro + 4 euro për bukën që ta sjellin në tavolinë. Madje paguhet edhe për banjot publike: 1 euro. Dhe, nëse një hotel me tre yje kushton mesatarisht 120 euro nata, kush e di sa kushton të marrësh me qira apo të blesh aty një shtëpi.

Sot Lulzim Basha është kthyer në Tiranë nga udhëtimi i tij i radhës në Holandë dhe pyetja që shtrohet është e thjeshtë: në rast se një qytetari austriak, të mësuar me çmimet evropiane (dhe me një pagë evropiane), i duket shumë e shtrenjtë kostoja e jetesës në vendin e tulipanëve, ku i gjen paratë Lulzim Basha për të kaluar pothuajse çdo fundjavë në Holandë?

Ai që u bën hesapet xhepave të të gjithëve, ka detyrimin që të bëjë të ditura edhe hesapet e xhepave të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME