Categories Politike

Si e shpëtoi Adriatik Llalla Sali Berishën në 2016

Sali Berisha bëri thirrje për armatosjen e popullsisë në prill 2016, por Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë nën drejtimin e Adriatik Llalla, vendosi që të mos ndiqte penalisht ish-kryeministrin me pretendimin se deklarata e Berishës konsiderohej pjesë e lirisë së fjalës në parlament.

Sali Berisha tha lëshoi një ultimatum dje në Parlament në drejtim të maxhorancës që të miratojë Vettingun në politikë, pasi në të kundërt qytetarët do marrin armët (Lexo këtu). Por në fakt nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje të dhunshme kundër rendit kushtetues. Në seancën plenare të datës të 21 prillit 2016 Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të armatoseshin, duke e quajtur shumicën organizatë kriminale.

Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë… Ju bëj thirrje…Po, po të armatosen, se armatosen amerikanët. Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Nëse ju o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejnë ju me të njëjtat mjete… Dhe tani, sapo përmenda fjalën “armë”, ju ngritë nga frika, ju ka hyrë frika deri në palcë.

Sali Berisha, prill 2016
Më datë 29 prill, disa deputetë të Partisë Socialiste kallëzuan penalisht Berishën në Prokurorinë e Përgjithshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal, konkretisht për thirrje për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik.

Disa ditë më vonë, Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë nën drejtimin e Adriatik Llalla, vendosi që të mos ndiqte penalisht ish-kryeministrin Berisha. Sipas prokurorisë, deklarata ishte bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare.

Për rrjedhojë, Prokuroria tha se deklarime të tilla për armatosjen e popullsisë nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale. Prokuroria arriti në përfundimin se, fjala e mbajtur prej Berishës konsiderohej si pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe parashikuar nga neni 73 i Kushtetutës.

l.q.shqipwtaria.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME