Rritja rekord e rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit është shoqëruar edhe me shtim të shtrimeve në spitalin Infektiv në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se “Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar”
Sipas ministrisë, mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, ndërkohë që mbi 60 % e tyre janë nga Tirana. COVID-19 – Statistika (15 Qershor 2020) Testime totale 20813
Raste pozitive 1590
Raste të shëruara 1055
Raste Aktive 499
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Categories
Lajme
Si është gjendja në Infektiv, ja sa pacientë janë në terapi intensive
