Categories Lajme

SKANDAL/ Maturantët ende në provim, del teza e Matematikës, Vokshi: Kush e nxori?

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar në Facebook foto të tezës së provimit të Matematikës për maturën. Në një kohë që maturantët janë ende duke e dhënë këtë provim, duket se teza “ka rrjedhur” edhe pse nuk lejohen celularët gjatë zhvillimit të testit.

Vokshi ngre pyetjen se kush e ka nxjerrë ndërsa shton se mësuesve “ju hoqët celularët, ju shkruat emrin në çdo dërrasë të zezë dhe u detyruan që të firmosnin deklarata për pushim nga puna”. Sipas Vokshit, përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës bie për Ministren e Arsimit, Besa Shahini. POSTIMI: Kush e nxorri testin e matematikës?

Mësuesve ju hoqe celularët, jau shkrove emrin në cdo dërrasë të zezë, i detyrove të firmosnin deklatata për pushim nga puna… Përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës bije vec mbi ty. TëShkarkohetBesaShahini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME