Categories Lajme

Si i nxori zbuluar kreu i OBSH-së Binon dhe Manastirliun

Testet e shpejta duket të jenë ende një ”mollë e ndaluar” për Shqipërinë, në një kohë kur në të gjithë botën ato janë duke u kryer në masë, dhe që japin rezultate pa qenë e nevojshme që njerëzit të presin me ditë të tëra, apo dhe me javë, njësoj siç ndodh në vendin tonë për marrjen e përgjigjeve të tamponit. Kur e gjithë vëmendja është përqendruar te vonesa e paarsyeshme e përgjigjeve që jep ISHP, do të ishte Silva Bino ajo që do të deklaronte e para se Shqipëria kishte arritur një marrëveshje për sigurimin e testeve të shpejta, e më pas edhe vetë Manastirliu e njoftoi këtë në një dalje të dytë për gazetarët.

“Sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta antigen…”, tha Bino javën e kaluar, ndërkohë që pavarësisht pyetjeve të vazhdueshme të gazetarëve, ministrja dhe zyrtaret e tjera, nuk mundën të jepnin një përgjigje të saktë se kur testet do të nisnin të apikoheshin. Sipas zyrtareve të MSH-së, testet që do të jepnin përgjigje në 40 minuta po i prodhon kompania Abbot, dhe se testet kanë një siguri prej 97%. Por pyetja që ngeli sërish pa përgjigje, nga një dalje te një dalje tjetër, është koha kur do të mbërrijnë këto teste në Shqipëri, dhe për fatin e keq tonë, kjo nuk pritet të ndodhë përpara muajit Shkurt të vitit 2021.

Për të na hapur sytë lidhur me këtë mendoi dje kreu i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, i cili tha në një dalje të përbashkët me Manastirliun se këto teste, do të duan nga 8 deri në 10 javë që të mbërrijnë në Shqipëri. “Pas 8 apo 10 javësh”, tha Kluge, duke zbehur kështu euforinë që deri dje ishin kujdesur që ta rrisnin Bino e Manastirliu, ndërkohë që kjo vonesë lidhet pikërisht me fondet që ka në dispozicion shëndetësia në vendin tonë. Në fund të muajit Shtator, shumë vende përmes OBSH-së i kërkuan kompanisë që prodhon testet e shpejta “Abbott Laboratories” që të singutonte 120 milionë teste të shpejta antigeni, të cilat fillimisht do t’iu jepen vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, gjatë gjashtë muajve të ardhshme.

Prodhuesi më i madh i këtyre testeve, “Abbott Laboratories”, ra dakord të sigurojë 20% të prodhimit për këto vende, pra ato me të ardhura më të ulëta dhe të mesme, ndërkohë që shtetet e mëdha e kanë lidhur marrëveshjen direkt me kompaninë pa ndërmjetësimin e OBSH. Gjermania, SHBA-ja dhe Britania ishin të parat që porositën këtë verë nga 20 milionë testime secila, pa qenë e nevojshme që futen në burokracirat që të sjell ndërmjetësimi i OBSH. Ndërsa vetë vendet europiane kanë hyrë në tratativa direkte me kompanitë, për blerjen e testeve të shpejta të antigenit u angazhua edhe Bashkimi Europian, i cili miratoi një muaj më parë një fond prej 100 milion eurosh për të blerë deri në 22 milion teste, për të përmbushur “nevojat e menjëhershme” të vendeve të BE.

Ndërkohë, shumë vende të tjera siç është rasti i Shqipërisë iu drejtuan Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta kryer këtë procedurë, e cila sa duket do të kërkojë kohë (në rastin tonë) ndërkohë që për vende të tilla si Afrika kjo është zgjidhur që në fillim të muajit tetor. Sepse ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara apo ato më pak, Shqipëria me gjasë nuk e ka financimin gati për të siguruar këto teste në një kohë më të shpejtë dhe kur vetë kompania Abbot po u jep më shumë prioritet vendeve që po hyjnë në negociata të drejtpërdrejta. Dhe kur bëhet fjalë për paratë, Shqipëria mbetet pas, tek ato vendet me ardhura të ulëta dhe të mesme, që presin radhën e marrjes së prodhimit 20% të kompanisë Abbot.

Kështu deri në muajin Shkurt, kur pritet që të mbërrijnë dhe testet e shpejta, e ku pandemia mund të sjellë të tjera të papritura, qytetarët shqiptarë do të duhet që të presin me javë të izoluar pas çdo dyshimi për infektimin me Covid, ndërkohë që në rast se gjendja përkeqësohet dhe askush nuk iu vjen në derë, do tiu drejtohen strukturave private, që kërkojnë 100 euro për tampon, një shifër kjo disafish më e lartë se të gjitha vendet e tjera të rajonit. Ndërkohë që e njëjta situatë në mos edhe më keq, do të jetë në momentin kur në treg të dalë vaksina kundër Covid, ku sërish vendet e ”dorës së dytë” si Shqipëria, do ta kenë të vështirë që të sigurojnë doza, sa kohë që vetëm në SHBA pritet që të dorëzohen fillimisht 20 milionë doza, që pritet të jenë gati në fillim të këtij viti. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME