Categories Lifestyle

Si të kthjellemi në mëngjes, pa kafe!

Shumica e njerëzve i urrejnë mëngjeset dhe pohojnë se nuk janë njerëz të mëngjesit. Mirëpo shkencëtarët kanë një zgjidhje për këtë problem.Melatonina është hormoni i gjumit. Kur ne zgjohemi trupi jonë përmban ende nivel të lartë të melatoninës, prandaj jemi ende të trullosur, trupi është i mpirë dhe truri jonë nuk funksionon mire përpara 30-minutave.

Në rastet kur zgjoheni dhe nuk keni bërë gjumë të mire, atëherë kjo gjendje mund të zgjasë deri në dy ose më shumë orë. CNN ka publikuar një artikull ku shpjegon se çfarë mendojnë shkencëtarët dhe cila është mënyra më e duhur për ta zgjidhur këtë problem.

Uji i ftohtë– është një nga metodat më të mira për t’u zgjuar. Në një studim të vogël të bërë së fundmi, është vërtuar se njerëzit të cilët e pastrojnë fytyrën me ujë shumë të ftohtë në mengjes ishin më të kthjellur në krahasim me ata që nuk e praktikonin këtë metodë.

Kafeina– Konsumimi i një filxhani kafe në mengjes tanimë është një metodë e njohur dhe e vërtetuar, që ndihmon në zgjimin e njerëzve nga gjumi, duke e rritur nivelin e adrenalines në gjak.

Drita– Sipas studimeve, njerëzit të cilët si të zgjohen i ekspozohen dritës së diellit kishin paur një rritje më të shpejtë të kortizolit- hormon, që ndikon në rritjen e glukozës në gjak si dhe i shpejton funksionet e trurit.

Ecni shpejt– Në vend se të merrni makinën apo autobusin, praktokoni ecjen e shpejtë në mëngjes. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e duhur për ta bërë trupin tuaj të kthjellet shpejt dhe të fillojë të funksionojë sa më shpejt.

Konsumoni proteina në mëngjes– Në vend të sheqerit dhe produkteve që përmbajnë sheqer, konsumoni ushqime që përmbajnë proteina siç janë: vezët, qumështi apo drithëra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME