Categories Lajme

Si të mbrohemi nga koronavirusi, mjeku infeksionist jep këshillat jetike: Shmangni mjediset publike, kujdes me…

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, këshilloi të gjithë qytetarët shqiptarë të bëjnë kujdes nga gripi, pasi sipas tij, koronavirusi është një lloj gripi.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, mjeku Kalo theksoi se qytetarët duhet të ajrosen mirë, të kenë shumë kujdes me higjienën personale dhe të shmangin mjediset publike.

“Të ajrosen mirë, të evitojnë mjediset publike, të mos shkojnë në shkolla e çerdhe, nëse kanë simptoma, sepse janë burim përhapjeje. Në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur me koronavirus, nuk kemi pse të shpikim iluzionin sikur ka”, tha mjeku Kalo.

Pjesë nga intervista:

Derisa të arrihet te vaksina, ka një kurë?
Po, po punohet. Kemi mbi 170 individë të prekur nga vuris që janë shëruar plotësisht. Në 100 të prekur, vetëm dy kanë pasur ecuri fatale. Pra, jo të gjithë rrezikojnë. Në kufirin më të afërt me Shqipërinë që kemi të sëmurë, kemi vetëm dy në Itali.

A duhet të shqetësohemi ne?
Ne shqetësohemi, por më e mira është kur parandalohet. Unë kam folur me persona që kanë ardhur nga Kina dhe janë mbajtur 14 ditë në karantinë, duke i këshilluar.

Si duhet të mbrohemi?
Siç mbrohemi nga gripi, të mos shkojmë në vende që ka shumë njerëz. Kur kemi temperaturë, shenja gripi, të mos shkojmë në shkollë apo çerdhe, të ushqehemi mirë, e mbi të gjitha të respektojmë higjienën vetjake. Dora duhet larë shpesh, sepse është vendi kryesor që preket nga infeksionet. 40% e infeksionet vijnë nga një dorë e papastër. Duhen ushqime me vitaminë C, agrumet. Vitamina C nuk ka kufij në përdorim. Mund të merrni sa të doni.

A ka te mjekët shqetësim?
Mjekët janë qytetarë, jo të gjithë janë të mirëinformuar, siç janë infeksionistët. Frikë kemi dhe ne që punojmë. Por, duke njohur mundësinë e infeksionit, merr masa. Ti e trajton të sëmurin si të sëmurë të zakonshëm me grip, dhe fati yt ishte që përballë ishte një i prekur me koronavirus. Janë gjëra që ndodhin, por nuk ka arsye për t’u panikuar. Duhet të kemi kujdes për gripin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME