Categories Politike

Si të nisësh një biznes me mbështetjen e qeverisë/ Rama publikon historinë e suksesshme

Kryeministri Edi Rama, ka treguar një shembull, sesi një familje, përmes mbështetjes së qeverisë, ka mundur që të ngrejë një biznes, aty ku mundësitë janë të pakta.

Rama shkruan se në mes të një bukurie magjepsëse, një ngrehinë e vjetër mbijetese, është kthyer në një agroturizëm fitimprurës, nga Jaho Xhebro e familja e tij.

Bëhet fjalë për në Nivicë, ku Xhebro, pas mbështetjes së qeverisë, ka ngritur biznesit e tij, e tani do të jenë vizitorët vendas e të huaj që marrin rrugën deri atje, për të shijuar natyrën e mrekullueshme dhe ushqimet bio të zonës.

“SHQIPËRIA QË NUK BËN LAJM NË MEDIA është një vend ku punohet, prodhohet, eksportohet, zhvillohet ekonomia e familjeve që i përkushtohen të ardhmes, duke e nxjerrë fitimin nga puna edhe aty ku duket sikur s’ka asnjë mundësi.

Ja një nga shumë e shumë shembujt e kurajos, besimit dhe punës së ndershme, në majë të maleve e në mes të një bukurie magjepsëse, ku një ngrehinë e vjetër mbijetese, sapo është kthyer në një agroturizëm fitimprurës, nga Jaho Xhebro e familja e tij, me mbështetjen e qeverisë shqiptare, përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Tanimë nuk është më kjo familje që duhet të gjejë rrugët e pamundura për të nxjerrë prodhimet e pakta në treg, po janë vizitorët vendas e të huaj që marrin rrugën deri atje, për të shijuar natyrën e mrekullueshme dhe ushqimet bio të zonës, duke thithur ajrin e pastër të Nivicës”,-shkruan kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME