Categories Lifestyle

Si t’i bëjmë përshtypje shefit pa rënë në sy?!- 8 mënyrat që ju vijnë gjithmonë në ndihmë

Fillimi i një pune të re është gjithmonë emocionuese dhe e shoqëruar me ndjenjën e ankthit, për të bërë një performancë sa më të mirë përpara shefit tuaj. Por, rezulton që sado i aftë të jeni, gjithsecili prej nesh ka nevojë për disa këshilla se si të tërheqim sa më shumë vëmendjen e eprorëve tanë… Më poshtë ju vijmë në ndihmë, me disa këshilla të thjeshta por tepër efektive se si mund të krijoni një opinion të mirë tek shefi juaj apo se si t’i bini në sy atij, jo vetëm me punën tuaj…

  1. Gjeni një aftësi që mund ta mësoni nga shefi juaj

Për Jason Stoikoff, një arkitekt në Kaliforni, ekziston gjithmonë ‘’diçka’’ që  ju me të vërtetë doni të mësoni nga shefi juaj. “Gjeni diçka që mund të mësoni, nga shefi juaj,” thotë ai. “Pavarësisht nëse i doni apo i urreni ata, përpiquni të gjeni një gjë për të cilën mendoni se mund t’ju sjellë dobi në të vërtetë. Kjo do të jetë mjaft e dobishme për ju. Pasi jo vetëm që do bëni shefin tuaj të ndjehet ‘i komplimentuar’ por dhe ju keni mësuar tashmë një gjë të re.”

  1. Paraqituni herët në punë

Në disa vende pune, orari zyrtar është i panegociueshëm dhe i njëjtë për të gjithë, ndërsa në disa vende të tjera jo. Por në secilin rast, është tepër e rëndësishme që ju të paraqiteni në punë përpara shefit tuaj. Përpos imazhit që krijoni në sytë e tij, në anën praktike, ju lejon të përgatiteni ashtu siç duhet për ta përballuar punën tuaj sa më lehtë të jetë e mundur gjatë ditës.

  1. Përpiquni të jeni të përqendruar

Të gjithë kemi momente gjatë ditës, në të cilën shpërqendrohemi dhe thjesht shpenzojmë kohë në gjëra të kota, duke qendruar në Instagram ose thjesht duke lundruar në internet. Në këto raste jo vetëm që humbasim vëmendjen në punë, në gjëra që janë vërtetë të rëndësishme, por krijoni gjithashtu idenë se nuk jeni aty, për ekipin dhe eprorin tuaj, gjatë kohës që ata punojnë.

Mos harroni asnjëherë se :Kur jeni në punë, jini në punë!

  1. Bëhuni bashkëpunues dhe të gjindshëm

Është e vërtetë se nuk duhet të thoni ‘po’ për gjithçka që ju propozojnë, por është e rëndësishme që mos t’i thoni kurrë ‘’jo’’ kolegëve kur ata kanë nevojë për ndihmë, apo shefit tuaj kur ai është mjaft i ngarkuar. Sa më shumë që të jeni pranë tyre kur ata kanë nevojë për ju, aq më shumë ata do ju besojnë në projektet e së ardhmes.

  1. Tregoni që po dëgjoni

Shumica e njerëzve, madje dhe shumë shefa, veçanërisht thjesht duan të ndjehen se po dëgjohen, pra kanë nevojë për vëmendjen tuaj të plotë. Një mënyrë për ta bërë këtë është të riprodhosh frazat që ata ju kanë thënë, gjatë kohës që bashkëbisedoni me ta.

  1. Thuaj të vërtetën

E mirë apo e keqe, të jesh i sinqertë për atë që po ndodh vërtet në punë, në të shumtën e rasteve, do të të bëjë të besueshëm. Askush nuk i pëlqen të jetë bartësi i lajmeve të këqija, por kur lajmi i keq është informacion i vlefshëm që mund të ndihmojë biznesin, duhet me patjetër të flisni dhe nëse ndjeheni të rrezikuar.

  1. Jini të hapur për sugjerime

Të jesh i hapur për kritika apo sugjerime, edhe kur është e vështirë të dëgjosh, është jashtëzakonisht e rëndësishme për gjithsecilin, që të mund të bashkëpunoni me të tjerët dhe zhvilloni një marrëdhënie të shëndetshme pune.

  1. Përdorni inteligjencën tuaj emocionale

Një nga këshillat më të mira është thjesht të ndiqni rregullin e artë: Jini të mirë mbi të gjitha, dhe trajtojini bashkëpunëtorët tuaj si njerëz përpara se t’i trajtoni ata si kolegë. Në çdo vend pune empatia dhe dhembshuria janë fenomenale dhe garantojnë sukses në të gjitha drejtimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME