Categories Lifestyle

Si t’i bësh ballë vjehrrës tënde ‘të bezdisshme’?

Shumë nuse e kanë të vështirë të vendosin një raport të mirë me vjehrrën. Sido që të jenë rrethanat, krijimi i një balance është i rëndësishëm, për të shmangur kështu mëritë dhe zënkat. Ti nuk ke përse ta duash me doemos vjehrrën tënde, tek e fundit je martuar me djalin e saj dhe jo me të. Kështu që përpiqu t’i tregosh edhe bashkëshortit tënd se ti dhe mamaja e tij nuk keni ndonjë marrëdhënie si vajzë e bijë. Gjithashtu duhet të dish se nuk është nevoja të dalësh jashtë mundësive të tua për t’i bërë qejfin vjehrrës tënde.

Nëse marrëdhënia e mirë me të të kushton shumë mundim dhe përpjekje, atëherë mos syno një marrëdhënie ideale por normale. Përpiqu t’ia kuptosh vetëkënaqësinë prej nëne. Thjesht mësohu me idenë që sipas saj ajo është nëna më e mirë në botë, që ka rritur fëmijët më të mbarë në botë dhe askush nuk ka për t’ia kaluar ndonjëherë.

Nëse asgjë nuk funksionon atëherë provo të krijosh distancë. Siç thamë edhe në fillim një marrëdhënie e largët është më e shëndetshme se sa një e tillë plot zënka dhe inate. Dhe nëse as distanca nuk funksionon, përpiqu ta falësh dhe t’ia kalosh gabimet e vogla pa shumë zhurmë. Në fund të ditës ka rëndësi ajo çfarë ti ke me djalin e saj dhe jo me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME