Mbrëmjen e djeshme një ngjarje shumë e rëndë ndodhi, ku një efektiv policia në gjendje të dehur ka hyrë me makinë në banesën e një personi dhe pas përplasjes me të, e ka qëlluar me armë zjarri.
Dhimitrie Meço pohoi se burri i saj, Soni Meço dhe polici, Paulin Shpani, janë konfliktuar pasi ky i fundit e kishte ofenduar të moshuarin dhe më pas e plagosi në dorë
“Në orën 1 e gjysëm ishim duke fjetur, por dëgjova zhurmë dhe dola në ballkon. Pash që ishte aksidentuar makina dhe ishte futur në oborrin tonë. Zbritëm poshtë. Ishte vetëm një person. Kur burri pa makinën që ishte dëmtuar i tha; shiko ça më ke bërë. Ai (Polici) nisi që të shante. ‘Unë e djeg, unë të bëj..’. Filloi pastaj të shante burrin. Burri u acarua dhe u kacafytën, pastaj u rrëzuan dhe përleshën. Në kohë kur u përleshën, pash që polici nxori armën dhe e mbante në dorë. Burri më shtyti matanë që të më mbronte. Më pas ar.ma u shkrep, dhe burri u pla.gos në dorë. Pastaj erdhi policia, se unë e kisha lajmëruar sapo pash që një makinë ishte në oborrin tonë”, tha e moshuara.
