Categories Lajme

Si u zbërthye grupi i strukturuar kriminal i Laert Haxhiut, zbardhen detajet “pikante”, çfarë roli ka e dashura e tij

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka pasur sot një takim me gazetarët e kronikës së zezë. Gazetarja e kronikës Klodiana Lala u shpreh ndër të tjera tregoi detajet sesi u arrit të zbërthej një grup i strukturuar kriminal, me në krye Laert Haxhiun, i njohur si kundërshtarë i Alfdo Bares.

“Bëhet fjalë për të një penduar të drejtësisë, Artan Tafani. Është arrestuar nga forcat Operacionale, të cilët kishin arritur me metoda speciale, është një pajisje përgjuese që po përdoret për lokalizimin e personave që janë në kërkim për vepra penale. Në fillim ishte i dyshuar për një grabitje, por gjatë gjurmimit të tij, policia zbuloi se një servis, ku dyshohej se automjetet e përdorura në vrasje të ishin çmontuar aty, dhe në shenjat e gishtave doli dhe Tafani. Ai u rrëfye për vrasjen e parë që ka kryer, vrasjen e Elton Mermalit, pjesë e bandës së Aldo Bares.

Nëna e Elton Mermalit edhe pse e moshuar deklaroi në prokurori  se autor i vrasjes së djalit ishte Laert Haxhiu dhe dha detaje. Ka pasur një reagim të tmerrshëm nga babai i Laert Haxhiut duke insistuar se faktet nuk ishin të vërtete, por koha i dha të drejtë. Tafani e pranoi vrasjen, rezultojnë 6 vrasje të kryera prej tij. Grupi drejtohej nga Laert Haxhiu, një personazh i jashtëzakonshëm i botës së krimit. Është dënuar me 18 vite burg për një vrasje. Më 2017 tentoi të vriste nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Ai arriti të shpëtonte, por u vranë tre të tjerë. Janë dy të dënuar me burg të përjetshëm për masakrën e Lushnjës.

Është arrestuar edhe e dashura e tij, (e Laert Haxhiut), e cila akuzohet për moskallëzim krimi dhe dhënie ndihme. Ajo i ka dhënë ndihmë që të fshihej”, u shpreh gazetarja Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME