Categories Lajme

Siguria në Shkolla, Balla: Qasje të ashpër penale kur rrezikohen nxënësit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi sot takime në shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa” dhe në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Qëllimi i takimeve ishte prezantimi i detajeve nga Paketa e re e Sigurisë në Shkolla.

Paketa parashikon krijimin e task-forcave në çdo qark të Shqipërisë, nën kryesimin e prefektit, për të bashkërenduar masat që merren nga institucionet, si Policia e Shtetit, ajo bashkiake, AKU-ja apo Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe IKMT.

Paketa e Sigurisë parashikon një qasje të re më të ashpër penale për ngjarje që rrezikojnë sigurinë e nxënësve.

Përgjegjësia jonë nuk është thjeshtë dhe vetëm brenda oborrit, sepse gati në 99% të rasteve nuk na ndodh gjë brenda oborreve të shkollës, problemet na ndodhin tek zonat përreth. Kemi bërë një ndërveprim të gjithë institucioneve, ku natyrshëm Policia e Shtetit do të marrë një rol të ri, krahasuar me atë që ka pasur.

Ne do shkojmë në Kuvend për të kërkuar që për veprat penalë që ndodhin rreth këtij perimetri të ketë dënime më të ashpra, për të shkuar ndoshta dhe dyfish, p.sh. një person që shpërndan lëndë narkotike brenda këtij perimetri, dënohet më ashpër. Është një model i konsoliduar marrë nga vende me siguri të konsoliduar, një model të tillë është në Shtetet e Bashkuara. Brenda këtij perimetri të rritim fuqinë tonë parandaluese,” tha ministri Balla.

Ai shtoi se nxënësit e të rinjtë duhet të kenë ndjenjën e besimit tek Policia e Shtetit.

Një ditë më parë, ministri Balla dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve prezantuan Paketën e plotë të Sigurisë në Shkolla.

Paketa përmban masa për sigurinë publike, sigurinë rrugore, atë ushqimore, higjienën dhe sigurinë urbane, ku një rol kyç do ta luajnë oficerët e sigurisë në shkolla, por edhe vetë prindërit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME