Categories Lajme

Sindikata e Futbollistëve kërkesë Edi Ramës: Vaksino ish-sportistët!

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, bën me dije se i ka drejtuar ditën e sotme një kërkesë publike kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon përfshirjen si subjekte me risk të lartë për humbje jete edhe ish-sportistët. Sipas SFPSH, për shkak të ngarkesave të larta fizike, ish-sportistët janë ndër personat më të rriskuar nga COVID-19. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije gjithashtu, se sot ndodhet i shtuar në spital në gjendje shumë të vështirë shëndetësore, legjenda e futbollit kavajas, Muharrem Karriqi.

Kërkesa publike: Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë e shqetësuar për situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga virusi COVID-19 i drejton sot një kërkesë publike Kryeministrit të vendit z.Edi Rama . Z.Kryeministër pa dashur që të bëhemi pjesë e debateve politike të momentit, kërkojmë nga ana juaj që në proçesin e vaksinimit të përfshini si subjekte me risk të lartë për humbje jete edhe ish-sportistët.

Ish-sportistët që i kanë dhënë gjithçka këtij vendi, vitet me të bukura të jetës, emocione të mëdha dhe krenari kombëtare dhe në këmbim kanë marrë pothuajse asgjë. Për shkak të karrierës së tyre sportive në ngarkesa të larta fizike,sot që kanë mbi supe dhe vitet e jetës aspak të lehtë,janë ndër personat më të riskuar nga virusi COVID-19.
Nuk duam të përmendim disa dhjetra ish-sportistë që kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe por po marrim shkas nga fakt konkret. Sot ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të vështirë shëndetësore legjenda e futbollit Kavajas Muharrem Karriqi. Askush nuk është kujtuar për njërin nga futbollistët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli Kavajas. Z.Kryeministër këto njerëz që janë vlerat e shoqërisë tonë duhen ndihmuar sa i kemi mes nesh si shembuj të gjallë për fëmijet tanë. Më pas tufat e luleve apo fjalët prekëse në rrjete sociale janë vetëm një hipokrizi e shpifur.

Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjitha federatave sportive në tërësi dhe FSHF në veçanti që të zgjohen nga gjumi dhe ti vijnë në ndihmë ish-sportistëve. Konkretisht bazuar në dokumentat dhe statistikat që ata kanë ti propozojnë sa më shpejt Kryeministrit z.Rama dhe Ministres së Shëndetësisë znj.Manastirliu emrat e ish-sportistëve të cilët për shkak të moshës apo problemeve të tjera shëndetësore kanë nevojë urgjente për vaksinim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME