Categories Lajme

Situata nga moti i keq/ Orteqet e borës bllokojnë aksin Bogë-Theth, Oboti nën ujë, disa ura të dëmtuara në Shkodër

Reshjet e shiut që kanë nisur prej disa ditësh në vendin tonë, duke shkaktuar probleme në disa qytete, do të vazhdojnë me intensitet mesatar dhe për të paktën dy ditë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër do të ketë reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar. Temperaturat minimale do të shkojnë në -3 gradë. Pas datës 24, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet më e qetë në krahasim me ditët që lamë pas.

Nivelet e lumenjve edhe sot janë nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Probleme me furnizimin me energji, ka në disa zona rurale të qarqeve Elbasan, Berat, Kukës dhe Shkodër.

Problematikat ne qarqe si pasoje e kushteve te motit jane:

Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e përmbytur është 1220 ha, ku 1200 ha janë në njësinë administrative Ana e Malit dhe 20 ha në njësinë administrative Dajç. Në rrugën e Obotit, uji arrin në 65 cm dhe mund te kalohet vetëm me mjete të ushtrisë.

Në qarkun e Lezhës, uji ka filluar tërheqjen nga zonat e përmbytura duke e çuar sipërfaqen e përmbytur në 530 ha nga 770 ha që ishte një ditë më parë.

Qarkullimi vijon normalisht ne te gjitha rrugët nacionale. Vijon te mbetet i bllokuar nga orteqet e dëborës aksi Boge-Theth ky ndërhyrja është e pamundur.

Në rrugën e Arbrit që ditën e djeshme ka qenë e bllokuar si pasoje e reshjeve të borës pa ndërprerje, sot vijon qarkullimi normalisht.

Në disa rrugë nacionale ka vazhdimisht rënie të inerteve dhe gurëve, ndërkohë që firmat kontraktuese punojnë për pastrimin e tyre.

Janë të dëmtuara ura në fshatin Bardhaj të bashkisë Shkodër, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejës, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri .

Ministria e Mbrojtjes njofton se është dhënë mbështetja humanitare me 700 pako ushqimore, 900 batanije dhe 10 çadra në bashkitë e qarkut Dibër.

Nga drejtuesit e mjeteve, kërkohet të shmangen udhëtimet me qëllime turistike në zonat ku ka prezencë dëbore, të shmangen kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të lëvizet me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve te strukturave të qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME