Categories Lajme

Situata nga tërmeti/ Psikiatrja: Kthehuni në gjërat e përditshme

Psikiatrja Arjana Rreli, e ftuar në studion e “Dita jonë” në A2 dha disa këshilla mbi atë që duhet të bëjmë pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë përpara 3 ditësh dhe pasgoditjeve që kanë frikësuar njerëzit.

“Kemi kaluar një situatë anormale dhe mekanizmat tanë ishin të papërgatitur. Tërmeti erdhi në mes të natës dhe ishte më i fortë pas atij të shtatorit. Ankthi është normal, ka shpërqendrim, harresa, përzierje, bie motivi dhe iniciativa, por jo që të ulen në nivelet e depresionit”, tha Rreli.

Sipas saj, “duhet t’i rikthehemi gjërave tona të përditshme, t’i bëjmë si më parë”. “Kjo do të shërbejë të kanalizojmë energjitë tona pozitive dhe të zhvendosim vëmendjen tonë ndaj një të keqeje që nuk e parashikojmë dot. Këtë që përjetuam do ta kujtojmë për shumë kohë, por është sërish koha ajo që do të shërojë traumën”, theksoi psikiatrja.

Në lidhje me mënyrën se si duhet të sillemi me fëmijët, Rreli u shpreh: “Fëmijët kanë fantazi të zhvilluar dhe duhen bashkuar me shokët dhe shoqet, por duke monitoruar bisedat e tyre, pasi mund të gjenerojnë ankth te njëri-tjetri duke i treguar me ekstremin e emocioneve negative ndjenjat e tyre. Duhen zhvilluar aktivitete argëtuese dhe fizike që të lodhen dhe të shkarkojnë energjinë negative”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME