Categories Politike

S’iu dalin lekët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon para shtesë për shoferë dhe ****, deputeti i vjetër i PS ia bën 8 me 2….

Komisioni i Ligjeve është bërë sërish arenë debati. Këtë herë, në Komisionin e Ligjeve është diskutuar sot lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku një nga institucionet që ka kërkuar rritje të fondeve është dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi tha se ka nevojë për shtim të punonjësve, që nga sekretarët dhe deri te shoferët.

Ibrahimi: 214 milionë lekë është tavani i kërkuar nga KLP për buxhetin e 2020. Kërkohet shtesë prej 4 sekretarësh për asistimin e komisioneve, kërkesë tjetër shtesa e shoferëve aktualisht janë vetem 7, shtesë edhe për specialistin e IT, është vetëm 1. 214 milion lekë kërkoi KLP, kemi detyrime të prapambetura ndaj 3 kolegëve.

Shtesa për pagat është 17 milion lekë. Fondi i investimeve nuk është në përputhje të institucionit, na duhet fond shtesë për pajisjet e regjistrimit të diskutimeve në mbledhjet e këshillit. Po bëhemi gati të lëvizim në një godinë të rë ku nuk funksionon pajisjet e regjistrimit, është i rëndësishem.

Ndërkohë që këto kërkesa të Ibrahimit janë ndeshur me refuzimin e Bashkim Finos, i cili u shpreh se në rast se kërkohet shtim shoferësh në KLP duhet që ti hiqen një institucioni tjetër.

Fino: Që ti shtojmë shoferët dhe sekretarët KLP i nie që ti shkurtojmë nga një institucion tjetër.

Manja: Jam dakord që buxheti të jetë në funksionim të institucioneve, ta miratojmë buxhetin e KLP në termat e sjella nga Ministria e Financave

Alimadhi: Jam kunder votimit të buxhetit, ç’janë këto diskutime jo duhet jo sduhet, standartet janë standarde duhen diskutuar. Ibrahimi: Statusi i anëtarëve të KLP është i padiskutueshëm, s’mund të diskutohet në këtë komision.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME