Categories Kuriozitete

S’ka mure dhe çati, por një natë në këtë hotel kushton 200-300 dollarë (Foto)

Zvicra është një nga vendet jo vetëm më të pasura, por edhe më të bukura në botë. Peisazhet e saj malore, tërheqin çdo vit miliona turistë. Për këtë arsye, vendi ka një sistem hotelier të përsosur. Por 2 zviceranë, kanë ndërtuar hotelin ndoshta më unik në botë.

Ai ofron një panoramë fantastike të majave të maleve, por nuk është një godinë normale. Në fakt, me përjashtim të një krevati të rehatshëm, hoteli “Null Stern” (Zero Yje), nuk ka as mure, dyer, dritare apo çati mbi krye. Edhe pse qëndrimi aty i ngjan më shumë një kampingu në natyrë, çmimi për një natë shkon nga 200 në 300 dollarë.

Vetë emri i hotelit, duket disi ironik. Ai nuk ka asnjë yll, pasi ylli është vetë ai që fle aty. “Null Stern” e nisi aktivitetin në korrikun e vitit 2016, në lartësinë 1970 metra mbi nivelin e detit. Siç mund të pritet, hoteli tejet modest në arredim, nuk ka banjo private.

Një banjo publike ndodhet rreth 5 minuta ecje më këmbë poshtë malit, thonë 2 pronarët e tij. Ata janë edhe shërbyesit e vetëm në këtë hotel të veçantë. Ata gatuajnë, madje u japin vizitorëve edhe lajmet më të fundit, për të kompensuar mungesën e televizorit. Për fat të mirë, nëse moti është i keq, klientët mund të anulojnë rezervimet e tyre në minutën e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME