Categories Lajme

S’ka punë, të rinjtë “heqin” dorë nga universitetet

Jo të gjithë të rinjtë rendin pas universitetit, një pjesë e tyre kanë kthyer sytë nga arsimi profesional, për shkak se kanë vështirësi të gjejnë punë. Pas përfundimit të gjimanazit, Edisioni ka vendosur të ulet në bankat e shkollës profesionale. Ai po ndjek kursin elektroaut.

Edisoni: Besoj se është shumë e vështirë për një vend pune, po me kushtet profesionale që kemi zgjedhur besoj se ne do ta kemi më të lehtë. Ndërsa Darli mendon se formimi në kursin e kuzhinës do ta ndihmojë të gjejë një punë.

Darli: Mendoj se kjo certifikatë do të na shërbejë për një të ardhme më të mirë jashtë shtetit, sepse vendi këtu nuk na ofron kushtet e punës. Kuzhina është pasion në radhë të parë dhe them ta ndjek edhe jashtë. Por ka edhe nga ata të rinj që kanë përfunduar arsimin e lartë, por besojnë se do të punësohen më lehtë jashtë vendit nëse ndjekin dhe kurse profesionale. Ky është dhe rasti i Rugovës.

Rugova: Përpos arsimit të lartë që kam mbaruar për fizioterapi zgjodha estetikën sepse doja diçka plus. Formimi profesional ka qënë zgjedhja e afro 2 mijë e 400 personave.

Mata: Në institucionin tonë mund të them se 30% janë persona me arsim të lartë. Kjo tregon që është i ngopur tregu me juristë me profesione që nuk e gjejnë dot veten, por janë të ndërgjegjësuar që duhet të marrin një profesion për të gjetur veten e tyre. Drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik, Hanëme Mata shprehet se interesi për kurset profesionale ka qënë në rritje pasi ato iu përgjigjen kërkesave të tregut. Prej disa vitesh personat që nuk janë në marrëdhenie pune i përfitojnë këto kurse falas, ndërsa të tjetër kundrejt një pagese që varion nga 3 mijë deri në 7 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME