Një nga këngëtarët më të famshëm në botë është vënë në pranga nga policia franceze, pasi dyshohet për përdhunim.
Chris Brown është arrestuar ditën e djeshme në Paris dhe ndodhet ende në paraburgim.
Këngëtari është vënë pas hekurave pasi është akuzuar për përdhunim, nga një vajzë 24-vjeçare. Sipas të resë, Brown ka abuzuar seksualish me të mbrëmjen e 15 janarit, në një hotel në kryeqytetin francez, shkruan Daily Mail.
Zyrtarët e policisë thanë se ylli i R&B dhe dy të tjerë janë në paraburgim pasi 24-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, paraqiti padinë për përdhunim.

