Categories Sport

Skandal në derbin e Podgoricës/ “Ik andej, i zi”, futbollisti kamerunas: E papranueshme!

Buducnost-Zeta, derbi i Malit të Zi, është ndërprerë ditën e djeshme, pasi lojtarët miq braktisën fushën e blertë. Kjo ndodhi 10 minuta para përfundimit të sfidës, për shkak se arbitri Nikolu Dabanovica u dha tre kartonë të kuq rivalëve të skuadrës së drejtuar nga Mladen Milinkovic, i cili ka drejtuar Luftëtarin e Kukësin në Superiore. Për të mos mjaftuar kjo, ka akuza edhe për racizëm. Kamerunasi Alphonse Soppo, i cili luan prej pesë vitesh në Mal të Zi, akuzon rëndë arbitrin e ndeshjes. Ai pretendon se në momentin e akordimit të penalltisë e ka ofenduar atë.

“Kur u dha penalltia për Buducnost, unë isha afër gjyqtarit dhe i thashë: ‘Kjo nuk është penallti, nuk mund të jetë, nuk ka asnjë faull. Ai më tha: ‘Ik andej, i zi’. Unë e di gjuhën malazeze, kuptoj gjithçka… Simovic erdhi të më mbronte dhe u përjashtua.

Nuk e di çfarë ka gjyqtari Dabanovi kundër meje. Ai gjithmonë reagon çuditshëm kur bëhet fjalë për mua, por këtë herë e ka tejkaluar çdo masë. Nuk mund të heshtja më. Kjo po më ndodh për herë të dytë. Nuk e mbaj mend emrin e gjyqtarit që e ka bërë më parë. Nuk mund të them nëse ata janë racistë, por kjo është mungesë respekti.

Kam ardhur nga Kameruni për të luajtur në Malin e Zi dhe më së paku pres të respektohem. Nëse diçka e tillë do të ndodhte në Francë ose në Angli, do të ishte një skandal i madh”, është shprehur për “Vijesti” 35-vjeçari. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME