Categories Lajme

Skandal në Kroaci: Nxënëses shqiptare i “vulosin” shkronjën “U” në trup

Në shkollë Ekonomike-byroteknike të Zarës, dje një djalë i klasës së parë të shkollës së mesme me një objekt të skuqur në formë të shkronjës ‘U’ tekstualisht e ka damkosur kolegen e tij shqiptare

Vajza ka fituar të djegura në dorë, ndërsa djali është djegur në qafë.

“Ai nxënës ishte ulur prapa meje dhe me njëfarë objekti të nxehtë ma ka shtypur dorën e djathtë dhe ma ka bërë një djegie në formë të shkronjës ‘U’. Këtë ia ka bërë edhe një djali pranë meje dhe më ka thënë: ‘Tash e ke tatuazhin dhe mund të lëvdohesh se je ustashe”, ka thënë 15-vjeçarja, e cila në takim me drejtorin ka shkuar me të atin e saj, Adem Shala, anëtar i dalluar i komunitetit shqiptar në Zarë. Ai edhe i ka njoftuar mediet.

Adoleshenti ka thënë se këtë e ka bërë nga monotonia dhe për të luajtur, bëjnë të ditur mediet kroate, shkruan Alsat M.

“Njëherë kam dashur t’i tregoj profesoreshës së çka më ka ndodhur, por një vajzë është kërcënuar se do të më lëndojë e të më varë nëse i them dikujt, sepse kjo u bëhet ‘drukerëve’. Por, në orën e edukatës fizike, me rrobë më mëngë të shkurtër, profesoresha e ka vërejtur të djegurën dhe më ka pyetur çfarë ka ngjarë. Atëherë i kam treguar dhe më ka dërguar te pedagogia, e cila ama ka lyer dorën dhe e ka ftuar kujdestaren e klasës”, ka treguar e frikësuat nxënësja, e cila pasdite ka qenë të mjeku.

Mjekët i kanë thënë se shenja do t’i mbetet përgjithmonë.

Drejtori i shkollës ka thënë se ky nuk është incident i madh dhe se ata janë pajtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME