Categories Lajme

Skandali i publikimit të pagave, reagon Shehaj: Thesari i shtetit ka paguar 30 milionë dollarë për tendera sekretë

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar aferat e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila sipas tij, ka zhvilluar tendera sekretë me vlerë 30 milionë Euro me justifikimin për të ruajtur sekretin e të dhënave.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Shehaj shkruan se kompanitë e miqve të qeverisë dhe ish-ministrave marrin miliona dollarë nga buxheti i shtetit në tenderat sekretë të AKSHI-t.

Ai shton se argumenti me të cilin AKSHI justifikon këto tendera sekretë është ai i sigurisë së të dhënave, por që nuk funksionon pasi në rrjetet sociale prej ditës së djeshme po qarkullon databaza me pagat e 630 mijë qytetarëve.

“Në dy vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, thesari i shtetit ka paguar 30 milionë dollarë për tendera sekretë.

Pjesa dërrmuese e tyre janë tendera të zhvilluar nga AKSHI , pa gare dhe pa transparence, dhe përfituesit më të mëdhenj të këtyre parave janë një grusht kompanish të lidhura ngushtë me pushtetarë të lartë dhe familjarë të tyre.

Dy nga kompanitë që kanë marrë 7 milionë euro nga tenderat sekretë të AKSHI-t janë FASTECH-u i famshëm i themeluar nga Ilir Beqaj dhe Advanced Business Solutions, një kompani me lidhje te ngushta me pushtetarët.

Pra kompanitë e miqve të qeverisë dhe ish ministrave marrin miliona dollarë nga buxheti i shtetit në tenderat sekretë të AKSHI-t, dhe argumenti se si AKSHI justifikon këto tendera sekretë është ai i sigurisë së të dhënave.

Sot të gjitha të dhënat sensitive të qytetarëve dhe biznesit, pagat e tyre, numrat personalë, etj, kanë dalë në Pazar.

Të vetmet gjëra që AKSHI mban sekrete në mënyrë rigoroze janë tenderat, ku abuzohet me paranë publike. AKSHI është institucioni shtetëror i ngarkuar nga ligji për menaxhimin dhe sigurinë e gjithë infrastrukturës shtetërore të IT-së.

Sot drejtoresha e AKSHI-t dhe i gjithë stafi i saj përgjegjës për sigurinë e të dhënave duhet të ishin persona nën hetim dhe do duhej t’u ndalohej hyrja në zyrë për të shmangur prishjen e provave.

Në vend të kësaj, pas pak drejtoresha e AKSH-it do të dalë para mediave bashkë me kryeministrin për të mbrojtur tenderat sekretë që u jep kompanive të pushtetarëve dhe familjarëve të tyre. Dhe mesazhi për prokurorinë nga kjo dalje është e qartë. Mos hetoni. Se pas AKSHI-t është qeveria. Pas tenderave korruptive të AKSHI-t janë qeveritarët”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME