Categories Sport

Skandali në futbollin serb/ Ish-futbollisti i Serbisë që ka luajtur në Bundesligë arrestohet si trafikant ndërkombëtar kokaine

Futbolli serb merr një tjetër goditje për imazhin, pasi një emër shumë i njohur i tij, është arrestuar si trafikant ndërkombëtar kokaine. Dushan Petroviç, ish-lojtari i përfaqësueses serbe, me një të kaluar në Bundesligë, është arrestuar teksa po transportonte 115 kilogramë kokainë.

Ish-futbollisti 48-vjeçar u arrestua në Amsterdam, në një aksion të koordinuar nga Europoli. Ai ishte një nga 8 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar, pasi kishin organizuara kalimin e  substancave narkotike nga Amerika Latine në Roterdam. Që aty kishin kaluar këtë sasi në Arlon të Belgjikës dhe po planifikonin ta kalonin në Gjermani, ku Petkoviç ka luajtur në karrierën e tij me klube të Bundesligës si Volfsburg e Nuremberg.

Petkoviç është aktualisht drejtori sportiv i klubit të OFK Beograd në futbollin serb. Ai është një emër i njohur edhe pse nuk ka luajtur shumë ndeshje me përfaqësuesen e tij. Emri i tij bëri bujë sidomos në vitin 2006, kur u grumbullua në Serbisë për të marrë pjesë në Botëror në vend të Mirko Vuçiniç të dëmtuar (asokohe Serbia dhe Mali i Zi përfaqësoheshin të bashkuara). Por ai u tërhoq nga grumbullimi pasi ftesa i kishte ardhur nga baba i tij, Ilija Petkoviç, i cili ishte trajneri i përfaqësueses dhe kjo u cilësua si një skandal i madh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME