Categories Lajme

Skandali/Qytetarja denoncoi mungesën e ndihmës në “Tempora”, policia bashkiake i prish strehën

Banorja: Këtu jetoj dhe kam dy muaj. Asnjë nuk ka marrë masa me më dhënë një çapë bukë ta sjellë këtu se jam pa punë.

Ky ishte denoncimi i kësaj zonje për emisionin “Tempora”. Familja e saj përbehet prej 5 anëtarësh, por deri më sot ka mbetur në qiell te hapur, pasi bashkia e Shijakut ende nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje.

Banorja: S’ke ik ti s’ke gjetur shtëpi? Ku ta gjej shtëpinë o kryetar. Kam dy muaj që kërkoj për shtëpi por nuk kam gjetur.

Në këto kushte ajo ka vendosur që të ndërtojë një barake përpara pallatit të saj, e ajo është kthyer në një strehë jo vetëm për të dhe familjet e tjera të pallatit.

Banorja: Ja dhe kjo komshia që është këtu rri këtu me mua. Edhe ai tjetri vjen dhe rri këtu me mua.

Por menjëherë pas intervistës së dhënë për emisionin “Tempora”, aty kanë mbërritur efektivë të policisë së bashkisë Shijakut.

Misioni ishte i qartë, jo ndihmë për ta por shkatërrimi i strehës së vetme që ata kishin.

Arsyet e shkatërrimit të kësaj barakeje i dha për “Temporan” vetë qytetarja.

Banorja: Erdhën gazetarët na morën në intervistë. Sa ikën ata erdhën e prishën policia bashkiake.

E darka është e vështirë për këta banorë. Në këto ditë të ftohta dimri, bashkia iu shkatërroi edhe atë strehë të ndërtuar, ndërsa banorët e kaluan natën rreth zjarrit në qiell të hapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME