Categories Lajme

Skandaloze/ Gazetari: Kryepolici me Covid zgjedh të kurohet në zyrë, ka infektuar dhe vartësit e tij

Gazetari Bledi Mane, përmes një postimi në facebook, ka bërë publik një rast flagrant të personave të infektuar me Covid, të cilët zgjedhin të mos karantinohen, por vijojnë punën normalisht duke qenë burim infeksioni dhe për persona të tjerë të shëndetshëm. Rasti në fjalë nuk ka të bëjë me një individ të zakonshëm dhe të papërgjegjshëm, por me një drejtues institucioni lokal.

Shefi i komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokoza, prej 6 ditësh i infektuar me Covid zgjedh të kurohet jo në spital, por në zyrën e tij në komisariatin e Policisë sipas gazetarit. Madje Mane thekson se ai ka infektuar dhe persona të tjerë në polici. Kjo situatë vazhdoi deri kur gjendja e kryepolicit u perkeqësua dhe iu desh të transportohej në spitalin Infektiv në Tiranë.

Postimi i plotë: E frikshme në Përmet/ 6 DITË RRESHT SHEFI I POLICISË KUROHEJ NË KOMISARIAT DERISA RREZIKOI JETËN

I erdhi përgjigja e tamponit, rezultoi pozitiv me Covid-19 qysh prej së martës së kaluar dhe shefi i komisariatit Përmet, mirditori Petrit Gjokaza në shkelje flagrante me çdo protokoll pandemie nuk u shtrua në spital, nuk qëndroi i izoluar në banesë por trajtohej me serume dhe antibiotikë të ndryshëm në zyrën e tij duke infektuar edhe policë të tjerë. Me urdhërin politik të deputetes së Qarkut Mirela Kumbaro dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edvin Tuçi, spitali i Përmetit që ka mbyllur dyert e tij për pacientët lokalë, dërgonte çdo ditë një mjek dhe një infermier të pakualifikuar për tu kujdesur për kryepolicin e infektuar me Covid.

Kjo masakër çnjerëzore vazhdoi deri mbrëmë kur niveli i oksigjenit të pacientit ra në kuotat jetike dhe me urgjencë e nisën drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.  Gjendja e pacientit mbetet serioze por injoranca lokale e nakatosur me fodullëkun politik tingëllon më e rezikshme se çdo infeksion. Shërim të shpejtë kryepolicit dhe le të shërbejë ky lajm i dhimbshëm nisje hetimesh nga Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme pranë Policisë së Shtetit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME