Categories Lajme

Skema e subvencioneve/ Rritje në rreth 2500 përfitues deri në vitin 2022

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, shtimi i numrit të përfituesëve nga skema e masave mbështetëse në bujqësi rritet në rreth 2500 përfitues në vitin 2022, kundrejt 1800 përfitues që shënojnë në vitin 2019. Vitet e fundit qeveria ka rritur si asnjë herë më parë fondet në mbështetjen financiare për fermerët. Janë dy skema buxhetore që po përdoren për të subvencionuar fermerët në industrinë agropërpunuese në vend. Njëra është financuar nga Bashkimi Europian dhe tjetra nga qeveria të përqëndruara jo vetëm në inkurajimin e fermerit për të rritur prodhimin më kosto të ulët, por në përdorimin me efikasitet dhe efiçencë të këtyre fondeve.

Ashtu këtë vit edhe në 2020, skema e IPARD-it e financuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare është përqendruar tek fermat dhe agroindustria, kurse skema buxhetore shkon si mbështetje direkt për fermerin.
 Për të mos pasur mbivendosje të skemave, aplikimet janë bërë në kohë të ndryshme, ndërsa fermerët asistohen nga specialistë për të qënë fitues të këtyre financimeve. e.xh/j.p/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME