Categories Lajme

Skënder Brataj: Gripi po ngatërrohet me Covid! Dallimi mes tyre nga këto shenja

Mjeku i njohur Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka shpjeguar se ku është dallimi mes shenjave të gripit me Covid, pasi ngjashmëritë e shumta mes tyre kanë bërë që njerëzit të ngatërrohen.

Sipas Bratajt dallimi mes tyre bëhet nga simptomat, duke theksuar se Covid fillon në mënyrë graduale, dhe se nuk ka rrufë e sekrecione të shpeshta siç i ka gripi.

Ka shumë ngjashmëri midis Covid dhe gripit sa i përket shfaqjes së sëmundjes. Të mos harrojmë veç virusit të gripit që është në mbërritje në sezonin e tanishëm ndodhin ftohjet ose rrufa që shfaqet me shenja të ngjashme me Covidin ose dhe me vetë gripin. Në çfarë do t’i bëjmë diferencën, në shenjat e simptomave.

Fillimi i smptomave te rrufa është graduale kurse të gripi është i menjëhershëm, temperatura skuqja dmth gjendje e keqe shëndetësore. Covid fillon në mënyrë graduale, por nuk ka rrufë dhe sekrecione të shpeshta siç i ka gripi dhe ftohja por fillon me një shfaqje temperature, lodhje e djersitje, pastaj hyn kolla dhe vështirësia në frymëmarrje. Mund të ketë edhe diarre sepse varet nga aparati që prek Covid. Tipike e Covid është komplikanca që shkakton në mushkëri“, tha Brataj.

Sa i përket vdekshmërisë nga Covid, Brataj tha se tashmë është vërtetuar se nga të gjitha pandemitë Covid ka një vdekshmëri më të ulët.

Ndryshime kanë ndodhur dhe te koronavirusi, te format e lehta është se zgjat 3 ose 4 ditë. Por te grip nëse temperatura fillon e kalon këtu, ndërsa tani forma të tjera të Covid po na shfaqen edhe me temperaturë. Dhimbjet te rrufa janë të lehta edhe te gripi më te lehta kurse te gripi janë më të lehta ndërsa te Covid kur je i infektuar dhe shfaq sëmundje nuk ka pjesë të trupit që nuk të dhemb.

Kontakti i parë është mjeku i familjes. Mënyra e ofrimit të ndihmës është përmes mjekut ose 127. Këto degë të shendetësisë, çfarë bëjnë, nëse dyshojnë që është Covid detyrimisht do ti drejtohen epidemiologut. Janë këto shenja dalluese mes tyre por kuptohet se diferencën e bën mjeku.

Kjo është më shumë për ti dhënë 2 sqarime qytetarit dhe heqja e atij panikut se po më zuri Covid mbaroi çdo gjë. Jo ne do të bashkëjetojmë me covid. Tani është vërtetuar se nga të gjitha pandemitë kjo është me një vdekshmëri më të ulët disi më shumë sesa gripi por më pak nga të gjitha pandemitë që kemi kaluar deri tani“, shtoi ai. D.P./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME