Categories Lajme

VIDEO\ Plazhet e Vlorës kanë frekuentues edhe gjatë tetorit

Temperaturat e larta po e mbajnë bregdetin të mbërthyer nga pushuesit e fundjavës po edhe gjatë ditëvë të javës, por edhe nga ata me kohëzgjatje. Në Vlorë fundjava pritet të ketë fluks plazhistësh. Duket se vjeshta do të vazhdojë gjatë në bregdet. Plazhet e Vlorës kanë frekuentues, jo vetëm në fundjavë.

Temperaturat e larta kanë bërë qe ato te mos braktisen nga të huajt. Dhe mesa shikohet nga pamjet do të duhet kohë që kjo hapësire të jetë bosh.

Ndryshe nga piku i sezonit, pushuesit e tetorit duket se nuk kanë ankesa. U mjafton që të nxehtin e këtyre ditëve ta kalojnë në plazh dhe kjo është një kohë e bukur për ta. “Ka pushues dhe do ketë.

Koha është shumë e bukur, deti është fantastik”. Vlora është nga destinacionet që vazhdon të presë flukse pushuesish për fundjavë.

Temperaturat e ngrohta ,qetësia e natyrës dhe lehtësimi i fluksit veror bën që qyteti i Vlorës të tërheq akoma turistë pranë saj në këtë sezon turizmi vjeshtor !

Të impresionuar nga këto faktore por dhe kurioziteti për të eksploruar këtë vend të panjohur për shumicen e tyre ,vazhdon i gjen akoma në plazhet e Vlorës turist belg/moldavë e bjellorus por edhe mërgimtar shqiptar të malluar për vendin e tyre.

“Jam Mikaela nga Moldavia, hera e parë që ndodhem në Shqipëri, kam qenë në Tiranë /Sarandë dhe destinacioni i fundit Vlora.
Në Vlorë arrij të ndjej përpjekjen dhe mikpritjen e banorëve për turizëm. Bulevardi i plazhit dhe qyteti gjatë natës bëhet edhe më i bukur.

Është pak erë por perfekt,diell i ngrohtë dhe po marrim ca rreze dielli Ushqimi, pijet, banorët dhe mikpritja e tyre është e mrekullueshme. Shqipëria ka potencial për turizëm dhe ky destinacion i ri duhet zbuluar nga europianët!

Do të sjell miqtë dhe prindërit vitin tjetër pasi këtu çdo gjë është kaq speciale dhe çmimet jane fantastike shprehet pushuesja nga Moldavia.
Pushuese tjetër: Vij nga Belgjika ku atje çdo gjë është gri dhe bie shi ndërsa këtu qiell i hapur dhe temperatura tëngrohta e njerez fantastik pra pushime “top”. Kam ardhur me nipër e mbesa dhe është hera e dytë në Shqipëri dhe kam sjellë familjen për të bërë një tour në bregdetin jugor!
Pushuesi tjetër: Vij nga Bjellorusia, na pëlqen ky vend dhe pse është hera e parë që vijmë. Kjo periudhë është e qetë por është dhe periudha më komode për ne që të bëjmë pushime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME