Categories Lajme

Skënder Gjinushi emërohet në krye të ASH-së: Nuk votuan njerëzit mediokër. Reagon Fuga: Puç institucional

Ditën e sotme në krye të Akademisë së Shkencave është emëruar Skënder Gjinushi edhe pse nuk u dekretua nga Presidenti Ilir Meta.  Në lidhje me këtë vendim të sotëm ka reaguar edhe Artan Fuga, i cili është shprehur se kjo që po ndodh është një puç institucional, aq më tepër që mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllua.

“Është uzurpuar një post i rëndësishëm. Sot jemi në një hall tjetër është shkelur ligji është shkelur Kushtetua, është bërë një puç institucional. Çështja do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese”,  është shprehur Fuga për vendimin e sotëm.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Skënder Gjinushit i cili u shpreh se ka edhe njerëz  mediokër, duke theksuar se lajm do të ishte që Fuga të votonte pro.

“Institucion me shumicë dërmuese nuk ka uzurpim. Nuk është lajm që Fuga voton kundër, lajm është po të votojë pro. Akademikët duhet të vlerësohen. Ka njerëz mediokër që ngatërrojnë platformën me reformën. Unë dihen shumë mirë që Meta nuk më dekretoi, të gjitha këto tregojnë qartë që duan ndërhyrje në akademi. Akademia është institucion autonom.  Mos-dekretimi nga ana e presidentit ka qenë vendim politik, këtë e di  i shumë mirë edhe Meta. Meta ka marrë Fugën për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk kemi konflikt me Presidentin, ne zbatojmë ligjin. Akademia e shkencave do të akademizojë politikën dhe jo politika ne”, u shpreh Skënder Gjinushi.

“Unë kam qenë anëtar i akademisë që prej ’89 pa lindur  ju” , është shprehur duke qeshur Skënder Gjinushi ndaj gazetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME