Categories Lifestyle

6 hapa për një grim të shkëlqyer gjatë gjithë ditës (Video)

Një make-up perfekt s’mund të jetë i tillë nga hiçi, ndaj duhet të përdoren disa truqe të vogla për t’u dukur të freskëta edhe shumë orë pas grimit. Gjithçka që ju duhet të bëni është të “piqni” grimin, që nënkupton vendosjen e një pudre të thatë në fytyrë, rreth 5-10 minuta.

Hap pas hapi, po ju tregojmë si ta “piqni” fytyrën, që të shkëlqeni gjatë gjithë ditës dhe të tjerët të pyesin veten se në cilën grimiere profesioniste e keni bërë makeup-in!

1-Krem hidratues poshtë syve

Vendosni një krem për të hidratuar zonën poshtë syve tuaj, për të vendosur më pas grimin. Një lëkurë e hidratuar do t’i tregojë më pak rrudhat dhe pudra do të mund të qëndrojë më mirë mbi të.

2-Korrektor poshtë syve

Pasi lëkura të ketë përthithur kremin hidratues, vendosi një shtresë të hollë korrektori, të cilën do ta përhapni me një sfungjer të njomë.

3-Më shumë korrektor

Për një rezultat më perfekt në përfundim të grimit, do të ishte mirë të vendosni më shumë korrektor. Kështu, pudra do t’ju qëndrojë më gjatë. Gjithmonë përhapeni me sfungjerin e njomë.

4-Pudra transparente

Me një furçë, vendosi në zonën ku keni aplikuar korrektorin pudër të thatë transparente, e cila do të ndihmojë makeup-in tuaj të qëndrojë më gjatë dhe të marrë yndyrën që prodhon fytyra.

5-Piqe makeup-in tënd

Apliko me një sfungjer të lyer me fiksues makeup-i (spray),  mbi zonën ku ke vendosur pudrën e thatë. Kjo quhet “pjekje e makeup-it”. Lëre të thahet për 5 ose 10 minuta.

6-Përhap pudrën e mbetur

Pasi kanë kaluar 5 apo 10 minuta, përhap me një furçë pudrën e mbetur pas “pjekjes” dhe kaq ishte! Tani grimi yt do të qëndrojë perfekt gjatë gjithë ditës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME