Categories Lajme

S*ks live në skenën e teatrit: Liria e artistit nuk njeh tabu

Në harkun e dy orëve, shfaqja “Galaksia” sjell shtypjen e individit e veçanërisht artistit nga pushteti. Regjisorja Rovena Lule me një gjuhë të drejtpërdrejtë, provokim dhe erotizëm e thotë të vërteten lakuriq. Në një intevistë për Abc News ajo thotë se preferon gjuhën e zgjidhur e jo të lidhur me zinxhirë.

Kontakti me veprën e Hoërd Barker “Galaksia” regjisorja Rovena Lule e pati 5 vite më parë. Ajo pranon se ishte nje zgjedhje e menjëhershme prej saj, pasi ka të bëj dejtpërdrejt me artistin. “Kontakti i parë ka nisur herët, rreth pesë vite më parë më flet një mikesha ime për Howard Barker dhe thotë që shfaqjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme. Aty hyra të lexoj dhe shoh që skena nga një ekzekutim që ne sot e titullojmë “Galaksia”, siç quhet personazhi kryesor, ishte vepra e tij me ‘review’ më të mira. Ai është personazh shumë konfliktual. Vite pasi e shkruajti tha se kishte vepra edhe më të mira. Kjo vepër ka të bëjë me artin dhe artistin që do të thotë të vertetën”, shprehet Rovena Lulo.

Në qendër të veprës është liria e shprehjes, në këtë rast “Galaksia” e thotë të vërteten lakuriq, me forcën e penelit dhe penelatave të porositura nga pushteti, por kjo liri nuk ekziston, është thjeshtë imagjinare. Kjo sipas regjisores ekziston edhe në relitetin ku jetojmë, në Shqipëri. “Mua nuk më pëlqen që të jetë gjuha e lidhur. Të vërtetat duhen thënë… Vepra është ajo që mbetet. Duket sikur kemi liri fjale, por nuk jemi edhe aq të lirë. Të gjithë kemi frikërat tona për të thënë të vërtetën”, vijon ajo.

Kryepersonazhi Olta Daku , ka qenë zgjedhja e mënjëhershme e regjisores dhe mikes së saj. Kësaj here ajo vjen me një personazh kompleks dhe mjaft feminil. Në këtë shfaqje nuk mungon provokimi, apo skenat e nxehta, por duke ruajtur sensin e masës. Thuajse çdo personazh i veprës përcjell nga një të vertetë në këtë shfaqje. “Pa provokim nuk ka kuptim. Unë jam kundër abuzimit, por publiku duhet provokuar që të kuptojë atë që do të thuash”, tha ajo më tej.

Regjisorja ka përzgjedhur të ketë një skenografi minimaliste, një kazermë ushtrie e cila është edhe fushëveprimi i artistëve. Me mjaft mjeshtri janë realizuar edhe kostumet nga Laedia Hajdari. Ndërkohë edhe albumi i skicave, një personazh narrativ i veprës i jep zë mezosopranoja Vikena Kamenica. Regjisorja bën një zgjidhje të bukur, por e vështirë për realitetin, ku vuajtjet, sakrificat dhe burgu i Galaksia-s, për lirinë e artistit dhe të vërteten duket si një triumf mbi pushtetin, si përmbyllje përulet ndaj fuqisë së artistit të vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME