Categories Lajme

Skuadër e mirëorganizuar me 5 persona të paguar për atentatin ndaj prokurorit dhe të ‘fortit të Sukthit’

Një skuadër e mirëorganizuar dhe e mirëpaguar dyshohet të fshihet pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja pasditen e djeshme në mblikalimin e Shkozetit teksa ishte në makinë me shoferin e tij dhe një person me precedentë të mëparshëm penalë, Landi Muharremi nga Sukthi njohur si i forti i Sukthit.

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, një ditë pas ngjarjes, tha në studion e Report Tv, se dyshohet të kenë qenë 5 persona autorët që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer atentatin, i cili i la të plagosur të tre personat që ndodheshin në makinën AA 333 ZD, që prokurori kishte në përdorim por rezultonte me letra në pronësi të një tjetër personi. Dy persona dyshohet të kenë qëlluar me automatik nga një makinë e cila rezultoi e vjedhur në Tiranë dhe me targa të falsifikuara, ndërsa në timon ka qenë një person i tretë. Dy persona të tjerë dyshohet të kenë pritur në vendin ku gjet makina e braktisur e autorëve, në fshatin Shkafanë të Shkozetit në Durrës. Me ndihmën e tyre janë larguar me një tjetër automjet, dhe ende nuk janë kapur nga policia. Megjithatë në identifikimin e tyre mund të ndihmojë makina e braktisur e cila ndryshe nga skenarët e tjerë të atentateve mafiozë, nuk është djegur. Brenda saj janë gjetur dy armët automatike me të cilat autorët lëshuan breshërinë ndaj makinës së prokurorit, maska, dhe gjurmë gishtërinj e mbetje biologjike si pështyma, që mund të çojë grupin e hetuesve drejt emrave të dyshuar.

Kjo thotë gazetari Qyno, është një skemë tipike mafioze që është parë edhe në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, apo Edison Harizaj etj. Autorët kanë krijuar një bazë logjistike, me armët, më tej me burimet njerëzore për të organizuar atentatin në bashkëpunim, dhe pas kësaj – u shpreh gazetari i Shqiptarja.com – kanë bërë ndjekjen e lëvizjeve të prokurorit. Ata e kanë ndjekur prokurorin edhe në vendin e tij të punës, ku ditën e djeshme ka qenë në seanca gjyqësore, më tej në drekën që Arjan Ndoja ka konsumuar me Landi Muharremin në prani edhe të shoferit në një lokal në zonën e plazhit në Durrës, derisa u siguruan për terrenin e duhur pranë mbikalimit të Shkozetit ku lëshuan breshërinë e automatikëve nga makina në ecje. Është gjetur pikërisht mbikalimi si një vend ku mund të goditej lehtësisht ndaj makinës pasi aty është edhe dalja e rrugës që të fut në autostradë për në Tiranë, ku rrjedhimisht shpejtësia e makinës ulet, dhe është me e lehtë për atentatorët. Por manovrat e shoferit Andi Malokut, ish-punonjës i policisë në Komisariatin e Krujës, kbënë që kjo ngjarje të mos marrë jetë.

Makina Benz me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut dhe në përdorim nga prokurori)  u qëllua me mbi 8 plumba kallashnikovi. Një plumb ka përshkruar në dorë dhe prokurorin Arjan Ndoja,  dhe asnjë plumb nuk ka në trup, por ka vetëm një gërvishtje në krahun e majtë. Jashtë rrezikut për jetën është edhe Landi Muharremi që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini, së bashku me një grup oficerësh të Krimeve të Rënda dhe prokurorin Besim Hajdarmataj, po drejtojnë hetimin për këtë ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME