Categories Lajme

‘S’më kthen paratë’/ I mori borxh 30 mijë euro dhe refuzoi t’ja shlyejë, kërcet grushti në Tiranë!

Një konflikt fizik mes dy personave ka ndodhur në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë. Sapo ka dalë nga lokali, objektivi është goditur me grusht ndërsa agresori më pas është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e zonës. Shkak i konfliktit sipas policisë e cila i referohet dëshmisë së të dëmtuarit është një borxh rreth 30.000€. I dëmtuari pretendon në polici se ia ka dhënë borxh personit që e ka goditur me grusht por ky i fundit nuk ka pranuar që t’ia shlyejë dhe në debat e sipër e goditur me grusht.

Ngjarja është denoncuar në polici nga qytetarët që ndodheshin aty pranë të cilët të frikësuar kanë raportuar për konflikt me armë por nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të jetë përdorur armë. Personi i dëmtuar nuk dëshiron të bëjë kallëzim. Aktualisht po vëzhgohen kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës për të kuptuar lëvizjet e agresorit./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U kap me 1 kg kokainë, pranga 31-vjeçarit në Gjermani

Forcat e “Qytetit të Sigurt” arrestuan një tregtar të dyshuar kokaine në qendër të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ 46-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën. Dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi që trafikonte kokainë në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

Policia italiane ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun e kokainës. Ata kanë lëshuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Berat, përplasen dy automjete, humb jetën në spital 50-vjeçari!

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

LEXO ME SHUME