Categories Lajme

Emri/ Lihet në paraburgim Tik Tok-eri shqiptar: Abuzonte dhe shante ‘live’ personat me aftësi të kufizuara

Për poshtërim, dhunë dhe shfrytëzim të personave të pambrojtur. Me këto akuza Gjykata e Athinës, la në paraburgim deri në fund të hetimeve, Tik Tok-erin shqiptar Florian Zani. Avokatët thanë se Zani çdo gjë ka qenë në kuadër të shakasë dhe se ai mendonte se iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video ose në transmetime live. Në mbështetje të tij deponuan edhe miqtë që merrnin pjesë në xhirime, por nuk u lejuan viktimat të ishin të pranishëm, pasi sipas gjykatës marrja e dëshmitarë së tyre pa praninë e psikologut do të ishte një poshtërim i dytë për ta.

Shqiptari Florian Zani nuk mundi të sqarojë gjykatën lidhur me akuzat se ai ishte paguar nga persona të pa njohur në internet për t’i poshtëruar viktimat në mënyra sadiste, si dhe nuk mundi të vërtetojë se paratë që ai përfiton nga videot e tij janë të ligjshme.

Flarian Zani ose Hayate siç është pseudonimi i tij në rrjetet sociale, u arrestua para disa ditësh në flagrancë duke poshtëruar disa persona me aftësi të kufizuara. Kanë qenë organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale Tik Tok dhe youtube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale. Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME