Categories Lajme

“Smile Albania”, të rinjtë trajnohen për promovimin e atraksioneve turistike tek vizitorët

Një grup të rinjsh, pjesë e “Smile Albania”, u trajnuan sot në ambientet e Konsullatës Italiane në Vlorë për të përcjellë me standard dhe saktësi te vizitorët atraksionet që nuk duhen humbur qofshin ato kulturore apo natyrore.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare i është bashkuar trajnimit të stafit të “Smile Albania” në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Vlorë ku të rinjtë e “Smile Albania” u njohën dhe u trajnuan mbi: parqet arkeologjike, Qendrat Historike dhe sitet kryesore të trashëgimisë kulturore në qarkun Vlorë, oraret e vizitave dhe aksesibilitetin në monumente te kulturës; kalendarin e aktiviteteve kryesore gjatë sezonit turistik veror.

Po ashtu, ata u trajnuan për kontaktet e nevojshme për guida apo informacione më të detajuara sipas kërkesave të vizitorëve, shtigjet mjedisore në Zonat e Mbrojtura, pikat e biletarisë dhe tarifat dhe projektet kulturore dhe mjedisore në proces, etj.

Projekti “Smile Albania” që po zbatohet për vitin e dytë në vendin tonë ka bërë që natyra shqiptare të “buzëqesh” në mbarë botën. Të rinjtë, pjesë e “Smile Albania”, janë ata më të përgatiturit në njohjen e historisë, kulturës dhe natyrës shqiptare. Ata prezantojnë vendin tonë te vizitorët e huaj me më të mirën shqiptare, por njëkohësisht ata kujdesen dhe mbrojnë mjediset publike dhe natyrën nga ndotësit e saj, nga shkelësit e ligjit apo dhe duke ndihmuar ata që kanë nevojë për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME