Categories Lajme

‘S’mund të hedhë as 2 hapa’/ Apeli i nënës së 15-vjeçares: Më ndihmoni, vajza ka mbetur e mbyllur në shtëpi (Video)

Report tv bëri publik vështirësitë që po has Meridiana Cara një 15 vjeçare dhe familja e saj. Maridiana është diagnostikuar dy muaj më parë me një sëmundje të rrallë në zemër, Brugata.

Vogëlushja është diagnostikuar me këtë sindromë që mund t’i shkaktojë një vdekje të menjëhershme.

“Vajza ime është 15 vjeç , ka dhimbje gjoksi marrje fryme, marrje mendsh, i bie të fikët s’është në gjendje me ndejt në këmbë , s’mund të ecë dy hapa dhe bie për tokë. Sëmundja është e trashëguar edhe nga babai i saj, babi nuk është i aftë për punë”, shprehet nëna e Carës.

Pasi është diagnostikuar dhe trajtuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, familjarët thanë për Report Tv se mjekët nuk kanë më çfarë t’i bëjnë. E ëma e Meridianës sheh si të vetme zgjidhje kurimin jashtë Shqipërisë.

“Mjekët më kanë thënë se s’kemi ca i bëjmë më, veç sa më shpejt mundohuni që ta nxirrni jashtë . Po na ka thënë ministrja e shëndetësisë që pse ta çojmë ne, se goca është shumë e mërzitur shumë e shqetësuar”, tha ajo.

E në fakt përgjigjja e ministrisë erdhi menjëherë pas insistimit të Report Tv.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë bëri me dije se rasti po trajtohet me përparësi dhe është futur në sistem. Tashmë pritet vetëm përgjigjja e palës turke, që 15 vjeçarja të trajtohet në një spital më të specializuar.

Meridiana jeton në fshatin Suç të Burrelit, së bashku me të ëmën, babanë dhe motrën e saj. Mamaja e saj shprehet se nuk kanë mundësi financiare për të ndihmuar vajzën pasi jetojnë me ndihmë ekonomike.

“Nuk kemi mundësi ekonomike , jetoj vetëm me një ndihmë ekonomike dhe kaq. Burri pa punë, vetë pa punë goca e madhe pa punë.  Jemi katër vetë në familje”, tha mamaja e 15-vjeçares.

Pasi doli nga spitali i kardiologjisë, nuk kaloi shumë kohë dhe vogëlushja u rikthye sërish, por kësaj here në Psikiatrinë e fëmijëve dhe adoleshentëve. Shkak ishte gjendja e saj e vështirë këtë radhë edhe psikologjike. Ditën kur 15 vjeçarja  mësoi për sëmundjen e saj, frika dhe dëshpërimi kanë bërë që të bjerë 10 kg nga pesha.

“Nga stresi nga ankthi që ka goca se është e mërzitur, është 15 vjeçe , do dhe ajo të shkoj në shkollë si gjithë të tjerët”, tha ajo.

Meridiana është privuar nga kënaqësitë që përjetojnë bashkëmoshatarët e saj, për shkak të sëmundjes, ndaj dhe familja e saj bën apel për ndihmë.

“Apel gjithë shqiptarëve gjithë shtetit shqiptar që të më ndihmojnë për këtë fëmij 15 vjeçe sado pak shqiptarët të më ndihmojnë, se është e vogël do dhe ajo të luajë me shoqet dhe shokët e vet po s’mundet me dalë jashtë ka ngelur e mbyllur“, përfundoi ajo.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë këtë 15 vjecare mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 0686269584 ./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME