Këshilli bashkiak i Lezhës ka përdorur forcën për t’u futur në ambjentet e institucionit, duke thyer derën kryesore. Nga ana tjetër nënkryetari i qarkut ka akuzuar drejtuesit e rinj se kanë uzurpuar me polici institucionin.
Kryebashkiaku socialist i Lezhës i dalë nga votimet 30 qershorit e mori postin e ri pa asnjë incident pasi derën e institucioit e gjeti të hapur , pa iu dashur të hyjë forcërisht në këto ambiente, si bënë homologët e tij pak javë më parë.
Mirëpo këtë skemë socialistëve u desh ta përdorin për të marrë zyrën e Këshillit të qarkut.
Agostin Marku: Nuk kemi asnjë njoftim por jemi gjetur para një fakti të kryer.
Nënkryetari i Qarkut, Agostin Marku, ka akuzuar drejtuesit e rinj të zgjedhur pak ditë më parë se kanë uzurpuar me polici institucionin, duke hapur me forcë deren kryesore të institucionit.
Agostin Marku: Në Mirditë nga 3 anëtarë përfaqësues qarku janë zgjedhur tre meshkuj, 100%. Është shkelur ligji pasi duhet të ishin zgjedhur dy femra dhe 1 mashkull.
Sipas Markut mandatet e këshillit të qarkut janë antiligjore dhe për këtë do ti drejtohen Gjykatës Administrative.
Ndërkohë kreu ri i qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca, ka nisur zyrtarisht punën mëngjesin e së martës dhe dera kryesore e institucionit është hapur forcërisht në prani të forcave të policisë.
I kontaktuar nga RTV Ora ai ka thënë se i kishte lënë dy ditë afat për të liruar zyrën paraardhësit të tij ndaj është detyruar të veprojë.